• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përfitoi 23 hektarë tokë në Dhërmi me mashtrime, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi spanjoll

by A R
16/01/2026 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e bizneseve dhe pasurive të një shtetasi spanjoll i cili kishte ngritur një skemë mashtrimi duke krijuar kompani fiktive në shtete të ndryshme, përfshi dhe Shqipërinë.

Ky shtetas në bashkëpunim me babanë dhe partneren e tij, vepronin në Shqipëri përmes një kompanie dhe 2 shoqërive të tjera me objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, me anë të të cilave kryenin transfertra dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore).

Përmes këtyre shoqërive, shtetasi spanjoll ka përfituar mbi 23 ha tokë në Dhërmi dhe automjete me vlerë më të uleta se vlera e tregut, shoqëri tregtare e llogari bankare.

Nga verifikimet e kryera, subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka ka rritur dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Shtetasi spanjoll, komunikonte përmes platformës Telegram me klientët e tij duke I biindur që të investonin në shumën 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin, çka e bënte gjurmimin e këtyre transaksioneve financiare të pamundur.

Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë: shoqëri tregtare, mbi 23 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja e tij, shtetasja M.M., rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Ëingëort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, “Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara të përfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratë shitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Ëortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;

Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;

Shoqëria ‘Wortend’;

Shoqëria ‘Wingwort’;

Shoqëria ‘Wortnova’;

Automjeti, Toyota, Land Cruiser;

Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe

Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.

Next Post
Vrasja e Martin Çeços, Apeli rrëzon vendimin e gjykatës së Korçës, kthen çështjen për rigjykim

Vrasja e Martin Çeços, avokati i dy të dyshuarve: Arresti në shtëpi, antikushtetues! Duheshin liruar fare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryevepra e Beethovenit vjen në Tiranë, TKOBAP sjell Simfoninë e 9-të

Kryevepra e Beethovenit vjen në Tiranë, TKOBAP sjell Simfoninë e 9-të

July 10, 2026
Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

July 10, 2026
“Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

“Ishte pjesë e jetës sime”, Catherine Zeta-Jones zbulon lidhjen familjare me Bonnie Tyler

July 10, 2026
Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

Izraeli paralajmëron SHBA-të: Irani po planifikon atentat ndaj Donald Trump

July 10, 2026
Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime për mbi 105 mijë tatimpagues, ja kush përfiton deri më 30 qershor

Ligji i faljes, fshihen detyrime në vlerën 313 milionë euro

July 10, 2026
Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

Qeveria shkurton fondet për fermerët, shton te Fondi i Zhvillimit rreth 80 mln euro

July 10, 2026
Atentati në Laç, policia shpall në kërkim autorin, banon në të njëjtën lagje me viktimën

Atentati në Laç, policia shpall në kërkim autorin, banon në të njëjtën lagje me viktimën

July 10, 2026
Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

Paradoksi ideologjik i politikës shqiptare

July 10, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, diell në të gjithë territorin

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe kthjellime në të gjithë vendin

July 10, 2026
Reagimi i Ramës për protestën, Bardhi: Nuk na ndal as gazi lotsjellës as dhuna policore

Bardhi replikon me Ramën: Eurodeputetët miratuan amendamentet e opozitës të refuzuara nga PS

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In