• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Presim të rifillojmë superligën, ju tregoj se çfarë do të bëjë UEFA me PSG dhe Lionin

by Java News
29/04/2020 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka folur për radion e njohur italiane, “Radio Kiss Kiss” në lidhje me kampionatin shqiptar, ku ka saktësuar se qëllimi është që gara të mbyllet normalisht.

“Në Shqipëri po diskutojmë për rifllimin, kemi propozuar të rillojmë kampionatet në fund të majit, por është i nevojshëm një protokoll mjekësor. Duam të kthehemi të luajmë sa më shpejt të jetë e mundur, por gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve. Nëse nuk kemi siguri, nuk kthehemi të luajmë”.

Ai theksoi se jo të gjitha vendet do të ndjekin shembullin e Francës, pasi koronavirusi ka numër të ndryshëm të infektuarisht në shtete të ndryshme.

“Është e pamendueshme që të ndiqet e njëjta linjë në të gjithë Europën. Numri i të infektuarve ndryshon nga shteti në shtet. Qëllimi është që të mbarojnë garat, por në disa vende ata tashmë kanë vendosur të mbyllin kampionatet. Për ata që mbyllin kampionatet pa mbaruar ndeshjet, është UEFA që vendos nëse do t’i pranojë në Kupat e Europës”.

Gjithashtu, si pjesë e organit më të lartë vendimmarrër të UEFA-s, Duka thekson se fatin e PSG-së dhe Lionit në Champions League e ka në dorë qeveria e futbollit në Nion dhe jo ajo e Francës.

“Do të jetë një komision, që do të vendosë për pjesëmarrjen në kupat europiane, sipas argumenteve që do të paraqiten. PSG dhe Lion për mendimin tim do të luajnë ndeshjet e Ligës së Kampionëve, vendimi i qeverisë franceze s’ndikon. Ata mund të ndalojnë kampionatin francez, por jo Champions League”.

Next Post
Koronavirusi shton rastet në Maqedoninë e Veriut, ndërrojnë jetë 3 të infektuar në 24 orët e fundit

Koronavirusi shton rastet në Maqedoninë e Veriut, ndërrojnë jetë 3 të infektuar në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com