• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka: Pjesëmarrja në Euro 2016, jo vetëm sfidë futbollistike

by Java News
05/01/2016 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, ka falenderuar sot të gjithë ato institucione, shoqata, personalitete dhe individë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët kanë sjellë urimet e tyre për festat e fundvitit, duke shprehur mbështetjen për punën e Federatës Shqiptare të Futbollit, ekipit kombëtar dhe të gjitha strukturave të tjera të futbollit shqiptar.

“Duke ju uruar edhe njëherë gëzuar Vitin e Ri 2016, unë gjej rastin të përshëndes të gjithë ato institucione, shoqata, personalitete dhe individë, të cilët nëpërmjet urimeve të tyre, kanë mbështetur dhe janë krenuar për arritjet e deritanishme të futbollit shqiptar. Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, të të gjithë komunitetit të sportit më të dashur në botë dhe në emrin tim personal, dua të falenderoj për ato mijra mesazhe që kanë ardhur në FSHF, gjatë gjithë kësaj periudhe festash”, thekson Presidenti Duka.

“Mbështetja juaj, na bën edhe më të përkushtuar në misionin tonë, për zhvillimin e futbollit shqiptar dhe arritjen e rezultateve sa më të mira, të cilat shpresojmë dhe po punojmë, që të na shoqërojnë edhe në vitin 2016”, shton Duka.

Ne, vijon Duka, “kemi përpara një sfidë të madhe, siç është pjesëmarrja për herë të parë, në finalet e Kampionatit Europian Francë 2016. E cila, nuk është vetëm një sfidë futbollistike në kuptimin e thjeshtë të fjalës. Ai është një obligim i madh i institucionit tonë, për të treguar një imazh sa më pozitiv për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, në sytë e të gjithë botës. Ne po punojmë shumë, që gjithçka të jetë sa më dinjitoze dhe e suksesshme. Edhe njëherë urime dhe punë të mbarë, për të gjithë miqtë dhe dashamirësit e futbollit shqiptar, kudo që ndodhen”-përfundon falenderimin e tij, Presidenti Armand Duka, për mijra mesazhet që kanë ardhur me rastin e festave të fundivitit nga institucione, shoqata, personalitete dhe individë, nga Shqipëria dhe e gjithë bota.

Next Post

Ja çfarë kërkojnë femrat kur futen në faqet porno

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In