• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka nuk është viktimë e politikës, por e babëzisë së tij!

by Dritan Hila
26/01/2022 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Sot FSHF është një nga bizneset më fitimprurëse, por aspak sportive. Stadiumet janë bosh, ndërkohë shumica e ekipeve që kanë bërë emër në futbollin shqiptar ose janë eleminuar ose janë tërësisht anemikë. Kjo, jo vetëm për faj të Armando Dukës por edhe për faj të tij. Tregtari i lavatriçeve dhe vezëve e ka kuptuar se futbolli është një ndër bizneset më të mira, dhe ka 20 vite që e ka kapur për fyti dhe nuk e lëshon. Është një ndër rastet ku edhe në Shqipërinë që nuk përbën çudi asgjë, ky është rasti i çudisë. Njëzet vjet në krye të federatës janë një rekord që bën lajm edhe këtu. E ndërkohë, federata është kthyer në një qendër korrupsioni. Fonde të UEFA-s qe shkojnë për fusha private dhe fëmijë qe duhet të paguajnë për t’u stërvitur, trafiqe pronash, shitblerje ndeshjesh, të gjitha nuk janë më lajm. Futbolli shqiptar shikohet si një gropë e zezë në Evropë dhe vetë shqiptarët tashmë janë mësuar që qytete të cilat dikur ishin vetëm stacion pushimi autobusësh, të dalin disa herë kampion.

Përpjekja e Dukës për ta politizuar, mbetet një taktikë ende e suksesshme në Shqipëri. Vetëm se në këtë rast pushtetini FSHF është pushteti më i korruptuar në vend, ku çdo pushtet tjetër ngjan i dëlirë përpara tij. Devijimi i debatit nga llumi ku është FSHF në gjuhën që ka përdorur Veliaj në një takim, është thjesht një bombë tymuese për të shmangur debatin kryesor: Gjendjen e FSHF si një batak vesesh dhe trafiqesh ku çdo bordello do dukej si manastir.

A do ja dalë Duka të rizgjidhet? Llogaritë tregojnë që do ja dalë dhe kjo do zgjasë lëngimin e sportit kryesor, gati të një feje, te shqiptarët. A do mundet Erion Veliaj të krijojë një çarje në murin e FSHF-së? I vetëm nuk ja del dot, pasi sistemi nuk e lejon. As ndërhyrja e Ramës nuk e ndihmon. Vetëm lëvizja e drejtësisë, prokurorisë, që të marrë në shqyrtim letrat e institucionit mund të sjellin zhvillime të reja. Në të kundërt, Duka do vazhdojë të sundojë në dukatin e tij, sikur vetë Skënderbeu t’ia kishte dhuruar me të drejtë të trashëgueshme këtë titull.

Next Post
Konflikti me Rusinë/ Shqiptari nga Ukraina: Gati të luftojmë! Disa familje pranë zonës së “kuqe”, kemi trupa edhe në ushtri

Konflikti me Rusinë/ Shqiptari nga Ukraina: Gati të luftojmë! Disa familje pranë zonës së “kuqe”, kemi trupa edhe në ushtri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

April 1, 2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

April 1, 2026
Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In