• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Konflikti me Rusinë/ Shqiptari nga Ukraina: Gati të luftojmë! Disa familje pranë zonës së “kuqe”, kemi trupa edhe në ushtri

by
26/01/2022 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nëse situata e kërkon, shqiptarët do të luftojnë”, kështu shprehet Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” në një intervistë me gazetarin Ervin Leka për Abcnews.al.  Megjithatë ai shton se situata aktualisht është stabël në Ukrainë.

Prej më shumë se dy muajsh vëmendje është përqendruar tek një pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia, që ka vendosur trupat ushtarakë në kufij. Pikërisht kjo zhvendosje e trupave ushtarake të Rusisë në Kufirin me Ukrainën ka sjellë tensione të mëdha mes dy shteteve ndërsa fuqitë e mëdha, po ndahet në përkrahës të Ukrainës dhe në ato që mbështesin ofensivën ruse. Ky konflikt prek edhe mijëra shqiptarë që jetojnë në Ukrainë. Përllogaritet që në Ukrainë të ketë rreth 5 mijë shqiptarë që kanë emigruar shumë vite më parë por edhe ata që kanë shkuar kohët e fundit. Shqiptarët duket se nuk kanë frikë nga ndonjë sulm i mundshëm rus.

Aleksandër Dermentli, kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” është shprehur për Abcnews.al, se shqiptarët në Ukrainë janë të gatshëm t’i bashkohen luftimeve nëse situata e kërkon. I pyetur nga Abcnews.al, Aleksandër Dermentli shprehet se shumë pranë zonës së konfliktit ku edhe janë dislokuar mijëra ushtarë rus, ka prani të shqiptarëve. Ai pohon se janë përkatësisht 20 familje shqiptare që jetojnë në zonën e Donetskut.

Rusia prej vitesh ka aneksuar edhe Krimenë me anë të forcës ushtarake, ndërsa për Abcnews.al, shqiptari që jeton në Ukrainë, shpjegon se në Krime jetojnë shqiptarë dhe ende janë atje.

Për sa u përket ushtarakëve shqiptar në Ukrainë, Aleksandri shprehet se ka disa persona nga Shqipëria që bëjnë pjesë në ushtrinë e Ukrainës. Në fund ai ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët atje duke thënë se është e nevojshme të bashkohen dhe zgjidhja e vetme është uniteti.

Pjesë nga intervista:

Abcnews.al – Si po e kalojnë shqiptarët situatën e tensionuar në Ukrainë dhe kërcënimet që po vijnë nga Rusia? A ndjeheni të rrezikuar?

Aleksandër Dermentli – Në Ukrainë, situata është stabël dhe jo e tensionuar, nuk ka asnjë rrezik

Abcnews.al – Nga ajo që dini ju, sa shqiptarë afërsisht në Ukrainë dhe a ndodhen në zona pranë vijës së konfliktit me Rusinë?

Aleksandër Dermentli – Po, ka shqiptarë që jetojnë në zonën e konfliktit. Ky është territori i Donetskut, aty ka rreth 20 familje.

Abcnews.al – Në ushtrinë e Ukrainës, a ka shqiptarë, nëse po sa shqiptarë kë në ushtri?

Aleksandër Dermentli – Po, ka emrat e tyre – por është një sekret ushtarak.

Abcnews.al – A do luftonin shqiptarët vendas atje, krah Ukrainasve në rast të një pushtimi të mundshëm nga Rusia?

Aleksandër Dermentli – Nëse situata e kërkon, ata do të luftojnë.

Abcnews.al – A ka shqiptarë të largua nga Krime, pas aneksimit të Rusisë, apo kanë qëndruar atje në dijenin tuaj? Dhe gjatë konfliktit në Krime a ka pasur shqiptarë të lënduar?

Aleksandër Dermentli – Po, në Krime ka familje shqiptare, të cilat janë të shpërndara në të gjithë gadishullin.

Abcnews.al – Çfarë thirrje ke për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Ukrainë dhe që do të lexojnë këtë intervistë?

Aleksandër Dermentli – Është e nevojshme të bashkohemi, forca është në unitet.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë shtuar shqetësimin për vendosjen e trupave rus në kufi me Ukrainën. Ndërkohë, Rusia tha se po e ndjek “me shqetësim të madh” vendimin për të vënë trupat amerikane në gatishmëri të lartë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, përsëriti para gazetarëve akuzat ruse se Shtetet e Bashkuara po përshkallëzojnë tensionet në krizën përgjatë kufirit Rusi-Ukrainë, ku presidenti Putin ka vendosur rreth 127,000 trupa.

Kërkesa e Rusisë që Ukrainës t’i ndalohet anëtarësimi në NATO, është hedhur poshtë nga udhëheqësit perëndimor, të cilët thanë se nuk do t’i japin Moskës fuqinë e vetos mbi atë se kush i përket aleancës ushtarake prej 30 vendesh, e cila u themelua për t’iu kundërvënë agresionit sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

/b.h

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, Veliaj përzgjedh drejtuesen e re të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës!

EMRI/ Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, Veliaj përzgjedh drejtuesen e re të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës!

November 25, 2026
“McGonigal u dënua në SHBA”- Berisha: SPAKU i partisë nuk ka bërë asnjë hetim, sepse aty…

“McGonigal u dënua në SHBA”- Berisha: SPAKU i partisë nuk ka bërë asnjë hetim, sepse aty…

November 25, 2026
Mamaja e Santiago Malkos dhe Leonard Duka përballen në gjyq: Më tha që s’kam gjë me të, por ma vrau në mes të rrugës

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO rikthen në burg Erlis Dukën, mbetet në fuqi edhe dënimi për vëllanë! Ja me sa u dënua grupi

November 25, 2026
EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

November 25, 2026
Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

November 25, 2026
“Edhe unë jam përgjegjëse”- Spiropali pas përjashtimit: Më keq do shkojë! Ndjej faj që pushteti është ekstremisht i përqendruar në një dorë

“Nuk më shantazhojnë dot”- Spiropali: Le të bëjnë 150 kallëzime në SPAK, nuk kam asgjë për të fshehur!

November 25, 2026
Një protestë ndryshe, studentët ngjisin pankarta në korridoret e Politeknikut: Ku do arsimohet ky brez i “TikTok”-ut…?!

Një protestë ndryshe, studentët ngjisin pankarta në korridoret e Politeknikut: Ku do arsimohet ky brez i “TikTok”-ut…?!

November 25, 2026
Guardiola dhe prapaskena e refuzimit të kombëtares italiane: Më erdhi turp, po të ishte përpara disa vitesh…

Guardiola dhe prapaskena e refuzimit të kombëtares italiane: Më erdhi turp, po të ishte përpara disa vitesh…

November 25, 2026
Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Mbetet partner i rëndësishëm në këtë rrugë!

Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Mbetet partner i rëndësishëm në këtë rrugë!

November 25, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Shqipëria – e vetme dhe në krizë

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In