• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duka, kërkesë Bashës: Duam disa kandidatë të sigurtë në listat e PD, të hënën presim përgjigje

by A R
08/01/2021 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përgjatë gjithë kësaj jave, Partia Demokratike ka zhvilluar takime me secilin prej aleatëve të saj, për të përmbyllur marrëveshjen për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Tashmë është vendosur që të gjithë aleatët tradicionalë do të garojnë nën siglën e PD dhe gjatë këtyre takimeve grupi negociator vetëm ka dëgjuar kërkesat e aleatëve për qarqet ku ata duan të kenë kandidatë në zonë të sigurtë ose jo.

Në lidhje me këto zhvillime, kreu i PAA Agron Duka ka folur për Vizion Plus.

“Ne i kemi dhënë pretendimet tona, se ku pretendojmë të dalim në listë të sigurtë duke qenë se këto lista janë thuajse të mbyllura dhe ku pretendojmë që të dalim në listë për përfaqësimin në qarqe të ndryshme të Shqipërisë. Na është thënë që, pas negociatave që kanë zgjatur rreth një orë, na është thënë se brenda javës, pra deri të hënën do të na thonë që pranohet kërkesa jonë apo do të rregullohet dicka.”

Përveç Durresit ku Agron Duka do të kandidojë vetë në pjesën fituese te listës së PD dhe Tiranës që është qarku me i madh; Partia Agrare ka kërkuar përfaqësim në disa qarqe kryesore.

“Ne kemi struktura dhe mendojmë që në disa qarqe kemi kandidatura potenciale të cilat mund të ndihmojmë, mund të shtyjnë për të fituar, mund të jenë edhe jo në pjesën fituese sic është Fieri, Shkodra, Korca, Elbasani.”

  E ndersa negociatat me aleatët vazhdojnë, tashmë është vendosur që LSI do të garojë me siglën e saj e Partia Demokratike me siglën e saj; por në disa qarqe regjistrimi i kandidatëve te LSI do të jetë fiktiv pasi mbështetësit e saj do të votojnë PD.

“Natyrisht aty ku mendohet që nuk konvertohen në deputetë votat e marra nga LSI, LSI do të mbështesë partinë demokratike. Ata janë në identifikimin e këtyre qarqeve, natyrisht do të jenë ato qarqe që kanë numrin më të vogël të deputetëve.”

Pritet që gjatë kësaj jave, lideri i opozitës Lulzim Basha të mbyllë ekipin drejtues te PD ne te gjitha qarqet dhe marrëveshjen me aleatët per te nisur nga Shkodra fushatën zgjedhore.

Next Post
E rëndë në Itali, 35-vjeçari shqiptar aksidentohet në vendin e punës

E rëndë në Itali, 35-vjeçari shqiptar aksidentohet në vendin e punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

November 14, 2026
Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

November 14, 2026
Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

Tragjedi në Greqi: Shembja e një ndërtese gjatë shuarjes së zjarrit i merr jetën dy zjarrfikësve, plagoset një tjetër

November 14, 2026
Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

Mbi 100 mijë njerëz në rrugë, tjetër ditë proteste në Francë kundër kostos së lartë të jetesës

November 14, 2026
Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

Shkëlzeni i lidhur me biznesmenin që do të ndërtojë kullën te Pallati i Kongreseve? Si përgjigjet Berisha

November 14, 2026
“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In