• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duka ka abuzuar dhe i pëlqen të notojë në det të pistë”/ Sokol Kushta: Ndryshon rregullat sipas interesit. Pse Veliaj ka të drejtë

by Java News
02/02/2022 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sokol Kushta komenton gjerë e gjatë zhvillimet më të fundit në FSHF, mënyrën se si po zhvillohen zgjedh jet në shoqatat rajonale të futbollit, por edhe përplasjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me presidentin e FSHF-së, Armand Duka. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, legjenda e futbollit vlonjat e shikon një garë të pabarabartë dhe me rivalë e kandidatë të vendosur nga vetë Duka. Asnjë nga klubet, sipas Kushtës, nuk e kundërshton Dukën, pasi ai i sponsorizon ato. Garën e shikon të padrejtë, pasi presidenti bashkë me asamblenë shpikin formula për të zënë në kurth çdo garues. Kushta i jep të drejtë kryebashkiakut Veliaj në përplasjen me kreun e FSHF-së, pasi bashkia është pronare e klubit. Ai shpreh keqardhjen që Vlorën e kanë fshirë nga harta e zgjedhjeve, ndërsa më e drejtë do të ishte të votonin të gjitha klubet. “Duka nuk e do Vlorën, por ka qejf të notojë në detin e Durrësit edhe pse është i pistë…”, e nis legjenda vlonjate.

Kushta, po afrojnë zgjedhjet në FSHF dhe presidenti Duka kërkon një mandat të gjashtë. E prisni një rikandidim të tij?

Patjetër që presidenti ka të drejtën e zotit të garojë. Por mënyra se si do të organizojë këto zgjedhje është e gabuar, pasi ai ka 4 vjet që përgatitet për një ditë, kurse të tjerët kanë një ditë të mendojnë për 4 vjet.

Pse mendoni kështu?

Duhet që para 3 muajsh presidenti bashkë me asamblenë të kishin stopuar dhe t’i kishin afishuar emrat. Tjetra, nëpër salla janë parë të gjithë këta persona kur votohet, si mund të jetë i barabartë votimi? Tjetër, presidenti bashkë me asamblenë një herë në kaq kohë shpikin formula për të zënë në kurth çdo garues. Mendoj se kjo është arsyeja që në tri edicionet e fundit s’ka kundërshtarë, ose janë vënë nga presidenti vetë.

Keni një koment për përplasjen e fundit dhe akuzat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe Dukës?

Tani kjo pyetja për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Unë do t’ju pyesja ju, a ka një njeri që të dalë dhe të thotë që futbollin për 22 vjet nuk e kanë mbajtur bashkitë. Dhe po të ishte Federata që në vitin 2006 la të bashkëpunonte me qeverinë për privatizimin e ekipeve dhe bashkitë mos të paguanin më, të liheshin ekipet të lira që të bliheshin, të garantoj që kampionatet kombëtare nuk do të zhvilloheshin më. Tjetra, sa herë ka ndërhyrë bashkia e Tiranës për të shpëtuar Tiranën nga falimentimi? Gjë që Partizani nuk e kishte këtë privilegj, nuk e kishte as Dinamo….

Po thoni se ndërhyrja e Veliajt është e drejtë?

Si mos të kërkojë llogari kryetari i bashkisë për aksionet e veta? Po kur Federata kërkonte stadiumin, toka e kujt ishte? Po te qendra e Dinamos, kush ia dha terrenet FSHF-së? E të tjera plot gjëra që bashkia ka bërë. Por duhet gjetur një formë bashkëpunimi midis qeverisë qendrore, asaj lokale dhe Federatës. Vetëm kështu fiton futbolli. Mos të harrojmë që presidenti erdhi i mbështetur nga politika dhe kur kanë dashur e kanë afruar dhe kur nuk e do, i drejtohesh UEFA-s dhe FIFAs. Unë kam punuar disa vite drejtor dhe të garantoj që bashkia e Vlorës ka dhënë minimumi 5 deri 6 milionë euro të deklaruara për futbollin. Tirana më shumë dhe të gjitha qytetet pak a shumë me shifra të tilla. Që të gjitha këto ia kanë lehtësuar punën Federatës. Janë lekë që për mua është një gabim nga të gjitha bashkitë pa përjashtim. Janë taksat tona dhe me ato do të ishin bërë shumë rrugë, trotuare e të mira materiale për qytetarët. Prandaj, shumë mirë që kërkon llogari. Tjetra që dëgjova që gjoja kryetari nuk ka të drejtë më. Po këta e dinë që bashkitë shesin vetëm stemën jo asetet? Këto asete janë prapë të bashkisë. Prandaj them një bashkëpunim i drejtë do të ishte mirë.

Cila është ajo gjë që duhej të bëhej patjetër në këto 20 vite të Armand Dukës në drejtim dhe nuk është bërë?

Shiko, mos të jemi dhe të padrejtë. Duka solli një reformë në federatë. E organizoi dhe e bëri institucion. Ishte dhe periudha kur UEFA me një plan marshall për vendet e pazhvilluara si puna jonë solli shumë fonde, që sollën zyrat e reja, solli qendrën në Kamzë dhe fonde për infrastrukturë. Duka është një manaxher, tregtar i mirë. Por gjithashtu la shumë vend për abuzime. Detyrimisht, kur shikon që presidentët e UEFA-s dhe FIFA-s janë të korruptuar, ti s’do vesh të notosh në det tjetër. Kur erdhi Platinija, erdhi me fonde për t’i dhënë Duka votën. Kampionatet pothuajse humbën tifozët. Një gjë e bukur ishte kualifikimi në Europian. Nuk më vjen mirë kur dëgjoj që ishte zotësia e Dukës që vajtëm në europian. Dhe këtu lë vend për abuzim. Të mendosh që u ble ndeshja me Armeninë, për mua është turp. Unë s’e besoj këtë, por ka fjalë shumë dhe nuk ka reagime./ panoramasport

g.kosovari

Next Post
Kaq ishte! Çifti i njohur i jep fund lidhjes së dashurisë (FOTO)

Kaq ishte! Çifti i njohur i jep fund lidhjes së dashurisë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot, kthjellime dhe kushte atmosferike të qëndrueshme

Parashikimi i motit/ Vapa nuk largohet as sot, por do ketë vranësira në zonat malore!

September 1, 2026
FOTO/ E rëndë në Malin e Zi, rusi vret 3 persona në poligonin e qitjes dhe arratiset me makinë, mister motivet!

FOTO/ E rëndë në Malin e Zi, rusi vret 3 persona në poligonin e qitjes dhe arratiset me makinë, mister motivet!

September 1, 2026
VIDEO/ Tronditet “Times Square” në Nju Jork, një grua sulmon me thikë kalimtarët dhe lë 2 të vdekur! Policia e plagos, taseri nuk funksionoi: Do ju vrisja edhe ju!

VIDEO/ Tronditet “Times Square” në Nju Jork, një grua sulmon me thikë kalimtarët dhe lë 2 të vdekur! Policia e plagos, taseri nuk funksionoi: Do ju vrisja edhe ju!

September 1, 2026
Tragjedi rrugore në Greqi, 3 të vdekur nga përplasja e motorëve “kokë më kokë”, dy prej viktimave gra!

Tragjedi rrugore në Greqi, 3 të vdekur nga përplasja e motorëve “kokë më kokë”, dy prej viktimave gra!

September 1, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Tre dekada nga vrasja e reperit Tupac Shakur, Gjykata shpall fajtor ish-kreun e bandës, dënimi që e pret!

September 1, 2026
Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com