Prindërit e dy fëmijëve 3-vjeçarë janë arrestuar nga policia për një ngjarje mjaft të rëndë.
Episodi është regjistruar në Brazil, ku prindërit mbanin fëmijët e tyre të vegjël në një kafaz.
Ishte një telefonatë anonime që denoncoi rastin, dhe menjëherë autoritetet shkuan për ta verifikuar, shkruan JavaNews.al
Kur u pyetën nga policia, prindërit e binjakëve thanë se kishin mbyllur fëmijët në arkë në mënyrë që të punonin në bujqësi, si edhe të bënin punët e shtëpisë pa u penguar.
Policia në qytetin Aparecidinha bëri zbulimin tronditës, ku prindërit i mbanin rregullisht fëmijët e tyre në kafaz.
Për të vërtetuar aktin e tyre, në media është postuar edhe një foto ku djemtë u gjetën brenda kafazit të drurit.
Nëna e tyre, 37 vjec dhe babai, 40 vjeç janë arrestuar për keqtrajtim të të miturve, ndërsa djemtë janë në kujdesin e shërbimeve sociale lokale.
Binjakët nuk treguan asnjë shenjë të abuzimit fizik, tha policia. /b.d