• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet të përmbushë reformat”/ BE-ja kërkon të pezullojë 7.5 miliardë euro fonde për…

by
18/09/2022 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Evropian propozoi pezullimin e 7.5 miliardë eurove fonde për Hungarinë, teksa pret që Budapesti të përmbushë reformat e premtuara sa i përket luftës kundër korrupsionit.

Bashkimi Evropian dhe Hungaria prej muajsh kanë mosmarrëveshje, me Brukselin që dyshon se Qeveria e udhëhequr nga nacionalisti Viktor Orban po minon sundimin e ligjit dhe po shfrytëzon paratë e BE-së për të pasuruar miqtë e tij.

“Komisioni propozon pezullimin e 75 për qind të angazhimeve për programet e kohezionit dhe politikën e kohezionit, që arrin vlerën prej 7.5 miliardë eurosh”, tha të dielën në një konferencë për media, komisioneri për Buxhet i KE-së, Johannes Hahn.

“Hungaria është zotuar që ta njoftojë plotësisht Komisionin për zbatimin e masave përmirësuese deri më 19 nëntor”, tha ai.

“Ne do ta vlerësojmë edhe një herë situatën”, shtoi Hahn. Vendimi përfundimtar për këtë propozim do të merret nga Këshilli i BE-së.

Të shtunën, Qeveria hungareze tha se deputetët do të votojnë javën e ardhshme një sërë ligjesh që kanë për qëllim që të ulin tensionet me bllokun evropian sa i përket përmbushjes së reformave.

Gergely Gulyas, shefi i stafit të Orbanit, u tha gazetarëve se deputetët hungarezë pritet të votojnë masa që kanë për qëllim të zbusin shqetësimet rreth korrupsionit dhe mungesës së transparencës në prokurimet publike.

“Projektligjet do t’i dërgohen Parlamentit javën e ardhshme. Ne presim që të hënën dhe të premten ato të votohen dhe të hyjnë në fuqi në nëntor”, tha ai.

Masat e reja pritet të përfshijnë krijimin e një trupi monitorues kundër korrupsionit, me qëllim që të monitorohen fondet e BE-së.

Njoftimi i KE-së për pezullimin e fondeve vjen në kohën kur Hungaria po përballet me nivel të lartë të inflacionit./ Marrë nga REL

/e.d

Next Post
“Unë e kap demin prej brirësh dhe e plas përdhe”/ ‘Mburret’ Meta, mesazh Ramës: Ti je zemërlepur!

"Rilindja po e zhyt popullin në varfëri"/ Meta 'i shqetësuar' për shqiptarët: Shporrja e kësaj bande është e vetmja rrugë për t’u ndarë me korrupsionin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Durrës/ I riu plagoset me mjet prerës pas një sherri, dërgohet me urgjencë në spital

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com