• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet të kishe dhënë dorëheqjen”, Kumbaro replikon me Zhupën: Kuvendi s’është shtëpi funerale!

by A R
13/10/2022 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një interpelancë në Parlament për sezonin turistik, deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa është shprehur se ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas tragjedisë që ndodhi në Himarë, ku një vajzë e vogël u godit për vdekje nga skafi që drejtohej nga një punonjës policie jashtë detyrës.

Deputetja Zhupa bëri kritika për punën e ministres Kumbaro sa i përket turizmit në vendin tonë dhe sigurisë në këto zona, duke thënë se Shqipëria nuk ka të certifikuar asnjë plazh të sigurtë.

“Mirela Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga ngjarja në Himarë. Shqipëria nuk ka asnjë plazh të certifikuar ‘blue flag’, nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe asnjë plazh që plotëson kriteret dhe përgjegjësi direkte për këtë ka Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Kroacia ka 93 plazhe, 23 marina, mos vazhdoj me Spanjën 590 plazhe të certifikuara. Kriteret janë kritere që lidhen me punën e Ministrisë së Turizmit. Është certifikatë që jepet nga Fondacioni për Edukim Mjedisor”.

Ndërsa ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro u kundërpërgjigj duke thënë se foltorja e Kuvendit nuk duhet të përdoret “si shtëpi njoftimesh funerale”.

Për të folur për turizmin e këtij viti, ministrja solli në Parlament shembullin e Sarandës, duke theksuar se ndryshe nga sezonet e kaluara, vazhdojnë ende prenotimet.

“Në fakt kjo foltore nuk është dhe nuk duhet të jetë as shtëpi njoftimesh funerale, e aq më pak mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është rasti tipik por i jo vetmi në këtë vjeshtë kur sezonit turistik nuk mbyllet në Gusht. Origjina e turistëve për muajin Shtator është e larmishme. Operatorët turistikë vendorë e cilësojnë se është më i miri përsa i takon numrit të turistëve. Edhe muaji Tetor konfirmohet më i mirë se sa Tetori i një viti më parë. Vetëm në këtë muaj kanë hyrë në Portin e Sarandës, vetëm në Shtator, 32.136 vizitorë. Prenotimet në hotelet e Sarandës dhe të Ksamilit janë shumë domethënëse”, deklaroi ministrja Kumbaro.

/a.r

Next Post
“Disa prej të ftuarve nuk erdhën në darkën që shtruam”, Rama i përgjigjet PD-së: E djathta e non-gratave dhe e rublave…

"Disa prej të ftuarve nuk erdhën në darkën që shtruam", Rama i përgjigjet PD-së: E djathta e non-gratave dhe e rublave...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com