• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet ndryshim sistemi, aktuali është toksik”, Bylykbashi: “Zgjedhorja”, vijim i pazarit Rama – Basha

by A M
04/02/2024 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kalimi “online” i Komisionit të Reformës Zgjedhore për Oerd Bylykbashin, duke lënë jashtë përfaqësimit shumicën brenda grupit të demokratëve minon gurin e themelit për një proces gjithpërfshirës, ndaj dhe bashkëdrejtimin e tryezës nga dyshja Gjiknuri-Alibeaj e sheh si vijim të pazarit mes Bashës e Ramës, që nga 18 Maji i vitit 2017.

Oerd Bylykbashi: Qartazi Edi Rama nuk kërkon konsensus, por ka dalë në një ekspeditë peshkimi për vota dhe ky peshk që mund t’i garantojë këtë tepsinë e Reformës Zgjedhore është Lulzim Basha”.

Bylykbashi zbërthen një ndër skenarët më të mundshëm që sipas tij mazhoranca do vërë në zbatim për ta marketuar këtë reformë si gjithëpërfshirëse me të zgjedhurit e Lulzim Bashës në tryezë.

Oerd Bylykbashi: Mund të jetë rënë dakord në dhomë të mbyllur për ta veshur me një mantel konsesualizmi të rremë.

E në funksion të këtij pazari sheh edhe propozimet e Bashës për ndryshimin e sistemit zgjedhor, përmes të cilave synohet të ndryshohet edhe Kushtetuta.

Oerd Bylykbashi: Propocional kombëtar me prim. Primi garanton Edi Ramën që mos të zbresë kurrë.

Pranon që sistemi aktual është toksik, por thotë se nëse palët ulen në tryezë mund të gjendet një formulë që garanton proporcionalitet.

Oerd Bylykbashi: Vret pluralitetin e partive në Parlament. Kush është sistemi? Mund të fillojë që nga mazhoritari.

Pjesë të pazarit sheh edhe mundësinë e ndryshimit të hartës territoriale.

Oerd Bylykbashi: Uroj mos jetë kjo marrëveshje më jep një kalë të të jap një gomar siç ishte marrëveshja me jep Vettingun të të jap Reformën territoriale.

Dy vjet më parë demokratët propozuan shtimin me 34 njësi vendore të ndarjes territorial, duke e çuar në 95 numrin e bashkive në mbarë vendin, draft ky që nuk u pranua nga shumica.

/a.d

Next Post
La Italinë për të kultivuar drithëra në Selenicë/ Fermeri: Tregtarët shqiptarë grurin e vendit të tyre e blejnë në Itali

Tokë pa taksa për të rinjtë dhe gratë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

March 28, 2026
E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In