• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duhet ligj special për rigjykimet e vendimeve të të korruptuarve

by Carlo Bollino
23/07/2018 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Filtri i Vettingut po godet si kërbaç dhjetëra gjykatës e prokurorë. Kokat e tyre po bien si fiq të kalbur nga pema e Drejtësisë, të asgjësuar në integritetin e tyre moral dhe profesional nga zbulimi i pasurive përrallore, të grumbulluara në vite anarkie dhe mungese të shtetit.

Disa prej tyre, jo vetëm që kishin grumbulluar pasuri të jashtëzakonshme të cilave sot nuk u justifikojnë dot origjinën, por edhe shoqëroheshin rregullisht me kriminelë: mbrëmjeve shkonin për darkë si mysafirë të bosave dhe në mëngjez hynin nëpër sallat e gjykatave për t’i gjykuar. Vettingu po nxjerr në pah lakuriq atë sëmundje kronike, e cila për 25 vjet po gërryente nga brenda trupin e Drejtësisë dhe që të gjithë e quanim në mënyrë të përgjithësuar “korrupsion”.

Tani “korrupsioni” fillon të ketë emra dhe mbiemra dhe të  dokumentohet me fakte dhe këtu kemi të bëjmë me një ndryshim shumë të madh. Vettingu po tregon edhe se sëmundja, ndonëse shumë e përhapur, nuk i kishte infektuar të gjithë dhe kjo po u kthen nderin dhe dinjitetin atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sot rikonfirmohen në detyrat e tyre, pikërisht pse arbitrat e Vettingut po u çertifikojnë integritetin. Në kaosin e para-reformës, asnjë nuk arrinte të dallonte mes mollëve të mira dhe mollëve të prishura, ndërkohë që tani ky dallim, më në fund, mund të duket. Kështu po ndodh tek Drejtësia, kështu do të ndodhë në të ardhmen edhe në shoqëri.

Por, faktet që kanë dalë nga procesi i Vettingut bëjnë të lindë një dyshim i ri: Si duhet të konsiderohen vendimet e marra në vitet e kaosit nga gjyqtarët, të cilët tani rezultojnë të korruptuar? Sa fajtorë janë trajtuar si të pafajshëm dhe sa të pafajshëm janë dënuar si fajtorë? Si mund të konsiderohet i drejtë një vendim i dhënë nga një gjyqtar, i cili, më pas, ka dalë se ishte aq i korruptuar, saqë nuk mund të jetë më gjyqtar?

Megjithëse reforma e Drejtësisë nuk e parashikon këtë në mënyrë eksplicite, Parlamenti duhet të nxjerrë një ligj special, i cili të rihapë kushtet ligjore, në mënyrë që Prokuroria e shëruar, apo edhe qytetarë, të kenë mundësinë të kërkojnë një gjykim të ri për të gjithë ato raste, në të cilat një gjyqtar i hequr nga Vettingu për korrupsion ka patur rol përcaktues në dënimin apo mosdënimin e dikujt.
Vetëm në këtë mënyrë, bashkë me largimin e të korruptuarve, Shteti do të mund të pakësojë, të paktën, një pjesë të dëmeve, që vendimet e tyre të blera kanë shkaktuar në shoqëri.

Reforma e Drejtësisë është një hap i parë për të shkruar një kontratë të re besimi mes institucioneve dhe qytetarëve. Të dëmshpërblesh viktimat e korrupsionit duhet të jetë një klauzolë e pamohueshme e kësaj rilindjeje. Një nismë e tillë duhet të bëjë bashkë të gjithë politikanët e ndershëm, pasi, vetëm kush ka përfituar nga kjo drejtësi e korruptuar mund të jetë kundër.

Shqiptarja.com

Next Post
Çudit “Milan”! Ende pa prekur topin e parë, Reina drejt largimit

Çudit “Milan”! Ende pa prekur topin e parë, Reina drejt largimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In