• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhen 800 miliardë euro investime”, Draghi ngre alarmin: Evropa do zhytet në agoni financiare

by A R
09/09/2024 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Evropa ka nevojë për 800 miliardë euro investime dhe një siguri të përbashkët të borxhit publik”.

Kjo ishte deklarata e fortë e Mario Draghi-t në Bruksel teksa paraqiste raportin e konkurrencës, teksa ndër të tjera tha se unionit i duhet dyfishi i investimeve të Planit Marshall, ose përndryshe do të zhytet në një agoni ekonomike të ngadaltë.

Për të arritur objektivat financiare sipas vlerësimeve të fundit të Komisionit Europian, duhen të paktën 750-800 miliardë euro investime shtesë vjetore, të barabartë me 4,4-4,7% të PBB-së së unionit në vitin 2023.

“Për të bërë një krahasim investimet e Planit Marshall në periudhën 1948-51 ishin të barasvlefshme me 1-2% të PBB-së së BE-së. Evropa duhet të veprojë ose do të jetë një agoni e ngadaltë. BE-ja po hyn në periudhën e parë të historisë së saj të re në të cilën rritja nuk do të mbështetet nga rritja e popullsisë, por për të dekarbonizuar dhe dixhitalizuar ekonominë do të nevojitet një rritje e investimeve prej 5 për qind të PBB-së, si në vitet 60-70”, paralajmëroi ish-kryeministri italian, citon A2.

Më tej, Draghi nënvizon se deri në vitin 2040, fuqia punëtore e BE-së pritet të tkurret me pothuajse 2 milionë në vit.

“Ne do të duhet të fokusohemi më shumë në produktivitetin për të nxitur rritjen. Nëse BE-ja ruan normën mesatare të rritjes së produktivitetit nga viti 2015, do të ishte e mjaftueshme vetëm për ta mbajtur GDP-në konstante. Nëse Evropa nuk arrin të bëhet më produktive, ne do të detyrohemi të zgjedhim. Nuk do të jemi në gjendje të bëhemi njëkohësisht lider në teknologjitë e reja, një fener i përgjegjësisë klimatike dhe një aktor i pavarur në skenën botërore. Nuk do të jemi në gjendje të financojmë modelin tonë social Do të duhet të zvogëlojmë disa, nëse jo të gjitha, ambiciet tona, është një sfidë ekzistenciale”, nënvizoi Draghi.

Fati me të cilin përballet Evropa nëse nuk ndërhyn në mënyrë adekuate është ai i “agonisë së ngadaltë” dhe këtë Draghi e ilustroi me shembullin e të ardhurave reale të disponueshme të familjeve, të cilat në 15-20 vitet e fundit në SHBA janë rritur dy herë më shumë se në Evropë.

“Do të jetë një agoni e ngadaltë, ne do të jemi një shoqëri që thellësisht tkurret me kalimin e moshës”, theksoi ai.

Next Post
Shqipëri rekordesh, dy vjet pa pësuar gol në shtëpi në ndeshjet zyrtare

Shqipëri rekordesh, dy vjet pa pësuar gol në shtëpi në ndeshjet zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In