Mijëra kolumbianë u mblodhën stadiumin “Atanasio Girardot” të Medelinit, aty ku Atletico Nacional duhej të luante finalen e parë të Copa Sudamericana kundër skuadrës braziliane Chapecoense. Duhej të brohorisnin pa fund për skuadrën e tyre, por, në një skenar të pazakontë, pas një minute heshtje, e bënë për kundërshtarët, pjesa më e madhe e të cilëve nuk janë më.
Nga mesi i fushës u liruan në ajër 71 pëllumba, në nderim të viktimave të aksidentit ajror, pas përplasje së avionit të kompanisë boliviane Lamia. Nga skuadra e Chapecoenses arritën të mbijetonin vetëm gjashtë lojtarë.
Mes lotëve, tifozët thërritën në kor “Vamos Chape”, teksa nxorën edhe praullat “Jemi me ty Chape” dhe “Jemi të gjithë Chapecoense”.
“Nuk mund t’i konsiderojmë më si rivalë. Që këtej e turje ndihemi si vëllezër”, shkruan klubi kolumbian në Twitter, i cili, përmes kapitenit të tij ka kërkuar zyrtarisht që Copa Sudamericana t’i jepet Chapecoenses.
d.i.










