• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-pronarët, kompensimi sipas kategorive të dosjeve, përfituesit

by Java News
02/12/2016 09:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia e Trajtimit të Pronës njoftoi dje se ka përfunduar shqyrtimin e 153 aplikimeve me objekt kompensimin financiar dhe kompensimin fizik nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së, për pronën e njohur me vendimet e ish-Komisioneve të Kthimit e Kompensimit të Pronave.

Në përfundim të procesit, janë përcaktuar kërkesat që nuk merren parasysh, pasi rezultojnë si të plotësuara; kërkesa të tjera, që kompensohen financiarisht dhe, në fund, kërkesa të pronarëve që kompensohen me tokë fizike. Lista me emrat e pronarëve përfitues është paraqitur më poshtë.

Vlera e fondit financiar të shpërndarë është 976.832.693 lekë. Ndërsa sipërfaqja e kompensuar, e njohur me vendimet e aplikimeve të shqyrtuara, është 99.361 m2 (10 ha), e vlerësuar financiarisht tokë truall dhe 313.115 m2 (31,3 ha), e vlerësuar financiarisht tokë bujqësore.

Sipërfaqja e shpërndarë nga fondi i tokës në dispozicion të ATP-së për kompensim fizik është 471.935 m2 (47,2 ha), tokë bujqësore.

Në zbatim të kuadrit të ri ligjor, të hyrë në fuqi në vitin 2016, si dhe njëkohësisht falë sistemit të ri WEB-GIS që po implementohet nga ATP, për aplikimet e shqyrtuara deri më tani janë evidentuar 3 raste me mbivendosje të sipërfaqeve të njohura për kompensim me vendime të ndryshme të ish KKKP-ve.

Për këto raste të evidentuara me mbivendosje të së drejtës për kompensim, ATP ka vijuar procedurat për ekzekutimin e vendimit në pjesët që nuk kanë mbivendosje.

Për pjesën që është me mbivendosje, Agjencia ka depozituar vlerën përkatëse në një llogari të veçantë bankare, e cila, pas zgjidhjes përfundimtare të mbivendosjes, me marrëveshje me njëri- tjetrin ose në rrugë gjyqësore, do t’i paguhet subjektit, sipas përcaktimeve në nenin 18të ligjit nr. 133/2015 për “Trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

ATP fton të gjithë subjektet e vendimeve përfundimtare të vlerësuara financiarisht, që të paraqiten pranë zyrave të saj, për të aplikuar duke plotësuar dhe depozituar dokumentacionin përkatës.

Deri tani, ATP ka dhënë 11.2 mln euro dhe 58.5 hektarë tokë
Referuar kuadrit të vjetër ligjor, rezulton se, gjatë nëntë proceseve të mëparshme për kompensimin e pronës të realizuara nga ish-AKKP (sot ATP) gjatë viteve 2005-2014, në periudha të qeverive të ndryshme, sipërfaqja e kompensuar financiarisht rezulton të jetë 159.016,56 m2 tokë truall (15,9 ha) dhe vlera totale e fondit të kompensimit financiar të shpërndarë është 4.373.640.814 lekë.

Ndërsa, referuar kuadrit të ri ligjor, të hyrë në fuqi në vitin 2016, rezulton se Agjencia e Trajtimit të Pronës deri më tani ka shpërndarë një fond prej 1.522.149.306 lekësh, si dhe ka shpërndarë nga fondi fizik në dispozicion të ATP-së një sipërfaqe prej 584.571 m2 (58,5 ha) tokë bujqësore.

Me fondin financiar dhe fizik të realizuar tani, sipas ligjit të ri, janë kompensuar përfundimisht vendime të ish-KKKP-ve, të cilat kanë njohur të drejtën e kompensimit për sipërfaqet si më poshtë: tokë truall 131.500 m2 (13,2 hektarë) dhe tokë bujqësore 313.115 m2 (31,3 hektarë). Me kuadrin e ri ligjor, ATP ka shpërndarë një fond toke prej 58,5 hektarësh.

ma.me

 

Next Post
BUXHETI 2017/ 82 vota pro, PD ikën nga Kuvendi, Blushi kundër, Fufi votë pro

BUXHETI 2017/ 82 vota pro, PD ikën nga Kuvendi, Blushi kundër, Fufi votë pro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Politico”: Borxhi amerikan prej 40 trilionë dollarësh kërcënon Evropën, Franca nën presion dhe “zonën e rrezikut”, Italia e Spanja…

“Politico”: Borxhi amerikan prej 40 trilionë dollarësh kërcënon Evropën, Franca nën presion dhe “zonën e rrezikut”, Italia e Spanja…

August 21, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

Bordi i Paqes për Gazën, SHBA mbështet Shqipërinë! Jep 9 mjete të blinduara amerikane për misionin ndërkombëtar!

August 21, 2026
Fluks mjetesh dhe radhë kilometrike në Doganën e Bllatës në Dibër, zbulohet shkaku!

Fluks mjetesh dhe radhë kilometrike në Doganën e Bllatës në Dibër, zbulohet shkaku!

August 21, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

Situatë kritike nga zjarri në Pukë, evakuohen banorët në fshatit Pepaj! Flakët dalin nga kontrolli, apeli: Të ndërhyhet nga ajri, dëgjohen dhe shpërthime

August 21, 2026
Vende të reja pune / SHISH kërkon agjentë, zgjerohet edhe Ministria e Drejtësisë

Risi në afatet për punësimin e të huajve, miratimi brenda 1 dite! Punëdhënësi duhet të deklarojë pagën dhe kushtet e punës

August 21, 2026
Turqia i kërkon Interpolit arrestimin e kryeministrit izraelit Netanyahu, ministri i Mbrojtjes e konfirmon: Nën akuzë për sulmin ndaj Flotiljes ‘Global Sumud’

Turqia i kërkon Interpolit arrestimin e kryeministrit izraelit Netanyahu, ministri i Mbrojtjes e konfirmon: Nën akuzë për sulmin ndaj Flotiljes ‘Global Sumud’

August 21, 2026
Policia spanjolle ia shënon emrin Guardiolas në listën e rebelëve

“Nëse vdes pasioni…”- Fjalimi tronditës i Guardiolës para lojtarëve: U divorcova nga gruaja më e bukur në planet

August 21, 2026
Aksident i rëndë te “Pushimi i shoferit”, makina përplaset me furgonin e udhëtarëve! 2 të plagosur në spital, disa të tjerë të lënduar

Aksident i rëndë te “Pushimi i shoferit”, makina përplaset me furgonin e udhëtarëve! 2 të plagosur në spital, disa të tjerë të lënduar

August 21, 2026
Humbën betejën për privatësinë, Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley do t’i paguajnë 9.5 milionë paund botuesit të “Daily Mail”!

Humbën betejën për privatësinë, Princi Harry, Elton John dhe Liz Hurley do t’i paguajnë 9.5 milionë paund botuesit të “Daily Mail”!

August 21, 2026
Si dhe pse dështoi megaprojekti prej 9 trilionë dollarësh në Arabinë Saudite! Mbi 50 miliardë dollarë të varrosura në shkretëtirë (VIDEO)

Si dhe pse dështoi megaprojekti prej 9 trilionë dollarësh në Arabinë Saudite! Mbi 50 miliardë dollarë të varrosura në shkretëtirë (VIDEO)

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com