• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duan t’i tregojnë rrugën Amerikës”/ Alibeaj mesazh Berishës para ish-sekretarit të Shtetit: Mbetje të mentalitetit komunist rrezikojnë sot…

by Java News
16/05/2022 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i dërgoi sot një mesazh të koduar ish-kryeministrit Sali Berisha nga konferenca që u mbajt në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja Yuri Kim dhe ish- Sekretari i Shtetit Mike Pompeo.

Alibeaj tha se ka njerëz që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës edhe pse vetë kanë humbur busullën dhe janë mbetje të mentalitetit komunist.

Sipas tij këto njerëz kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t’ia humbin rrugën edhe Shqipërisë.

“Mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste, pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA.

Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës. Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t’ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e tyre mbi 100 vjeçare”, tha Alibeaj.

Për Alibeajn në një marrëdhënie të tillë partneriteti dhe vlerësimi në favor të shqiptarëve, Shqipëria dhe Partia Demokratike kanë vetëm një rrugë patriotike: të vazhdojmë të jemi në krah të SHBA.

Kujtojmë se ambasadorja Yuri Kim u shpreh se SHBA do të ndërpresë marrëdhëniet me Partinë Demokratike nëse Sali Berisha i shpallur non grata vjen në krye të kësaj partie.

Nga ana e tij Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, ka thënë gjatë fjalës së tij në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënies diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së se kjo miqësi e mirë do të vijojë edhe prej shekujsh të tjera.

Ai tha se Shqipëria dhe SHBA kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se në 30 vitet e fundit janë bërë përpjekje reale për rrënjëzimin e demokracisë. Sipas Pompeos, nuk ka rëndësi se cili është në pushtet, por e rëndësishme është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia.

g.kosovari

 

Next Post
LIVE / Rama: Do pyesim qytetarët që pagat të bëhen publike njëherë në vi

LIVE / Rama: Do pyesim qytetarët që pagat të bëhen publike njëherë në vi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

Rusia thellon bashkëpunimin me Iranin, nga energjia bërthamore te kanalet financiare dhe industria ushtarake

September 20, 2026
Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

Paaftësia e një deputeti “antikomunist” për të kuptuar krimet e komunizmit

September 20, 2026
Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

September 20, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

“Huthitë kanë rënë dakord të mos sulmojnë SHBA”, Trump: Jemi në fazën e vendimmarrjes për Iranin

September 20, 2026
Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

Ukraina përdor për herë të parë raketën “Pelican”, godet objektiva të industrisë ruse të naftës

September 20, 2026
“Po zbatohet ‘Smart City’, kemi vendosur kamera inteligjente”- Nisja e sezonit shkollor, Hita për sigurinë: Orë ndërgjegjësuese për rreziqet, kontrolle të shpeshta

Hita pas vrasjes në Sarandë: Fokus te grupet kriminale dhe konfliktet në qytet

September 20, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

September 20, 2026
Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

Tajani: Italia nuk është në luftë, por BE-ja duhet të forcojë misionin detar në Detin e Kuq

September 20, 2026
Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

Gazeta gjermane: “Revolucioni i Flamingove” nuk është shndërruar në lëvizje masive

September 20, 2026
Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

Rama takim me shqiptarët në Michigan, kryeministri jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com