• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duan të largojnë vëmendjen nga akuza”/ Petraj për dosjen “Partizani”: Berisha po hakmerret ndaj Irena Gjokës

by S T
07/05/2025 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Edmond Petraj ka folur për zvarritjen e gjykimit të dosjes ‘Partizani’ dhe me zhvillimet e fundit që lidhen me akuzën ndaj Berishës nga SPAK.

Petraj tha për Report Tv, se dokumenti i paraqitur nga avokatët e Berishës ndaj gjyqtares Irena Gjoka, nuk e cenon thirrjen e Berishës si të pandehur.

Dokumenti, sipas Petraj, nuk ndryshon thirrjen, kur në fakt është SPAK-u që e ka thirrur të pandehur Berishën.

Pjesa e dosjes ‘Partizani’ e cila u shty pardje sepse u kërkua pavlefshmëria e disa dokumenteve. Ndërkohë është dorëzuar një dokument i cili pretendon se gjyqtarja që ka dhënë masën e sigurisë, nuk e ka dhënë në formën e duhur dhe nuk do duhej të ishte gjyqtare.”-tha Petraj.

Nga ana tjetër Petraj tha se ky dokument i paraqitur nga avokatët e Berishës, është si një lëvizje hakmarrëse ndaj gjyqtares.

“Ky dokument që është dorëzuar, nuk e cenon pjesën që Berisha është thirrur i pandehur procedurialisht. Berisha do të përgjigjet për pjesën e asaj e kësaj thirrur SPAK-u si të pandehur. Edhe kjo është pika mbi të. Vendosja e këtij vendimi ‘i fabrikuar’ apo ‘i pafabrikuar’ mbetet për t’u parë, ngelet në diskrecionin që ka vetë Irena Gjoka. Përsa i përket paralelizimit që kërkon Berisha dhe avokatët e tij t’i bëjnë çështjes së kreut të PD-së me Belerin, sipas Petraj nuk qëndron. Avokati tha se Beleri është kapur në flagrancë lidhur me akuzën që ka marrë dhe më pas me vendimin që është zbardhur nga gjykata. Ata kërkojnë të nxjerrin të pavlefshme historinë me një kandidat që fitoi zgjedhjet në bashkinë e Himarës, që u kap në flagrancë për atë pjesë që ai mori një vendim penal ashtu dhe për masën e sigurisë të zotit Berisha. Pjesa e masës së sigurisë nuk e rëndon fare pozitën sot të vendimit që ka kërkuar SPAK. Ndoshta është një lloj hakmarrjeje ndaj asaj gjyqtareje, nuk e di pse.”-tha Petraj.

Më tej Petraj e quajti zvarritjen e dosjes ‘Partizani’ një konsum mediatik ku pala e Berishës po mundohet të heqë vëmendjen nga akuza reale e ngritur ndaj tij.

“Ky është një konsum mediatik për të zbehur pozitën e asaj që është kërkuar nga organi i akuzës, nga struktura e posaçme, pra kemi një zbehje, kemi një rënie të ritmit. Nëse kjo do të kishte përfunduar brenda 30 ditëve, situata do të ishte krejt ndryshe. Situata do të shihej me një sy tjetër. Kjo zvarritje ka diçka që nuk shkon.”-përfundoi Petraj.

Next Post
Motra e Rushit Sallahut i dhunoi prindërit, del fotoja e autorit të vrasjes në Has. U arrestua menjëherë pas ngjarjes

Motra e Rushit Sallahut i dhunoi prindërit, del fotoja e autorit të vrasjes në Has. U arrestua menjëherë pas ngjarjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

March 29, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In