I ftuar në emisionin “Java në RTSH”, mbrëmjen e sotme ishte anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Fatbardh Kadilli për të folur rreth platformës së tij për një PD fituese.
Në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Kadilli u shpreh se qëkur e ka shpallur veten kandidat dhe qëkur ka hapur garën për kryetar, ai ka vendosur që të jetë kritik me propozimet e tij.
Kadilli tha se do një parti më të madhe se kryetari dhe që ka sugjeruar krijimin e një Këshilli të Urtë.
“Që nga data 27 prill qëkur kam marrë kthesë në PD duke e shpallur veten kandidat, unë do jem më kritik në propozime e cdo gjë. Në mbledhjen e kryesisë unë propozova që partia të konsiderohet si një lokomotive ku kryetari është trajner. Ose bëhet kryeministër dhe rri ose humbet dhe ikën. Dua një parti më të madhe se kryetari. Krijimi i një këshilli të urtë se si duhet të administrohen financat e parties, gjë që e bën që partia të mbetet edhe kur kryetari të iki. Ndryshimi thelbësor është që vota të jetë pesha dhe jo vula në parti. Pra, nëse vendoset primare, ia kemi dhënë peshën anëtarit,”– tha Kadilli në emisionin “Java në RTSH”.
/b.h