• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Raste me variantin Delta në Shqipëri? Specialistja e ISHP: Virusi nuk ka nevojë për pasaportë

by
09/07/2021 21:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico, tha se ka sinjale të pazakonta të pranisë së varianti Delta të COVID në Shqipëri, por që mostrat janë dërguar në laborator reference dhe pritet të dalin rezultatet. Fico tha se këto dyshime kanë lindur nga shtimi i rasteve me COVID dhe shtrimeve në spital edhe pse shifrat mbeten të ulëta dhe situata epidemiologjike në vend është e qëndrueshme.

‘Virusi nuk ka nevojë për pasaportë’, tha Fico dhe me lehtësimin e  masave dhe lëvizjen e lirshme të njerëzve përtej kufirit janë arsye që ky variant të hyjë në vendin tonë dhe për këtë apeloi që qytetarët të tregojnë kujdes me respektimin e masave dhe të shkojnë të bëjnë vaksinën si i vetmi mjet mbrojtës ndaj koronavirusit.

“Në Shqipëri nuk kemi një rast të konfirmuar të variantit Delta por kemi disa sinjale të pazakonshme. Vetë virusi nuk ka nevojë për pasaportë dhe lëvizjet përtej kufirit mund ta bëjë atë të kalojë lehtësisht. Për shkak të këtyre sinjaleve të pazakonshme, kemi grumbulluar mostra për t’i dërguar në laboratorë reference. Duhet të jemi të kujdesshëm si me masat dhe të bëjmë vaksinën si i vetmi shpëtim që kemi për të mbyllur këtë pandemi. Lehtësimi apo shtrëngimi i masave nuk merret thjeshtë se ka variant apo le të themi dakordësuar se kemi qarkullimin e një varianti, por shihet edhe numri i infeksioneve të shtuar dhe shtrimeve në spital. Pas shumë ditësh ne kemi shtim të rasteve të reja dhe shtrimeve spitalore. Numrat janë një-shifror, por na lë të kuptojmë se vete lirim i masave dhe lëvizja e lirshme dhe fakti se kemi ulur vëmendjen ndaj pandemisë ka çuar në shtim të numrit të të infektuarve. Për sa kohë nuk kemi identifikim  të variantit nga laboratori i referencës, e vetmja gjë që mund të bëjmë është të zbatojmë masat dhe të bëjmë vaksinën”, tha Fico.

E pyetur nëse vaksinat na mbrojnë nga variantet e reja, Fico tha se studimet kanë treguar që po. Nëse ky variant Delta ka simptoma dalluese, Fico shprehet se jo dhe madje sezoni i verës i bën edhe më të vështira për t’i dalluar pasi në këtë periudhë qarkullojnë edhe viruse të tjera gastrointestinale.

“Vaksina na mbron edhe nga variantet e reja që qarkullojnë. Në stinën e verës ke një konglomerat virusesh që vijnë me simptoma si dhimbe fyti, diarre apo të vjella. Delta vetë nuk ka një profil të caktuar që ke këto simptoma dhe e përcaktove dhe në verë simptomat e tyre sfumohen edhe për shkaka të viruseve të tjera gastrointestinale që ka vetë sezoni”, tha Fico.

Në fund Fico bëri thirrje që popullsia të vaksinohet në mënyrë që t’i jepet fund pandemisë dhe se ditët e hapura për vaksinimin +18 vjeç do të zhvillohen edhe gjatë korrikut dhe gushtit, ku ftoi qytetarët të regjistrohen në e-albania për t’u vaksinuar.

/b.h

Next Post
“PD shahet”/ Kadilli zbulon se si është një takim mes demokratëve: Të jesh në një tavolinë…

"PD shahet"/ Kadilli zbulon se si është një takim mes demokratëve: Të jesh në një tavolinë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In