• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Dua ndihmë”/ Zbuloi planin për helmimin e të penduarit të drejtësisë, ish polici i burgut të Drenovës pa mbrojtje: Më kërcënohet jeta

by Java News
22/06/2022 19:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky është Emiljano Peleshko, ish-punonjës në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, i cili bashkëpunoi me SPAK dhe zbuloi një tentativë për të helmuar në qeli të penduarin e drejtësisë Luftar Reci, që rrëfeu vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut ngjarje të ndodhura në 2005.

Nga një vend i Bashkimit Europian ku ndodhet prej muajsh, ai tregon Elton Goskova i njohur me nofkën Reqi i ofroi 100 mijë euro që të helmonte të penduarin, por ai refuzoi dhe trokiti në dyert e SPAK.

“Kam takuar Reqin në Korçë, i cili është për momentin në burg në Tiranë, duke me thënë Reqi, si mund ta heqim qafe atë malokun. Të ofrojmë 100 mijë euro që ta helmosh. 10 mijë ti japim ne dorë, 90 kur të mbarosh punë.”, theksoi Peleshko.

Ish-polici i burgut tregon se Reqi bashkë me miqtë e tij e e morën me forcë në makinë kërcënuan me jetë nëse nuk helmonte të penduarin, raporton Balkanweb.com.

“Duke ikur rrugës personi që është në kërkim, i thoshte Reqit a ta vrasim a ta heqim qafe ta hedhim në kosh plehrash? 150 metër afër burgut më kanë dhënë shishen me helm, dhe më kanë thënë kryejë helmimin, ose përndryshe do të vrasim.”, tha Emiljano Peleshko.

Por ndërsa priste të merrej në mbrojtje, kjo mundësi atij nuk iu afrua, por u la në mëshirë të fatit….

“Mbrojtje nuk më kanë dhënë. E kam kontaktuar oficerin e SPAK, kam komunikuar me mesazhe. Me kanë thënë që emri nuk do të nxirrej. Kam kërkuar urdhër mbrojtje, por ai kthente përgjigje dhe më thoshte, mos ki frikë se nuk të vret njeri.”, pohoi Peleshko.

Ai kontaktoi me News 24 përmes skype, nga vendi, ku ndodhet aktualisht dhe ka kërkuar azil, me argumentin se jeta e tij në Shqipëri është e rrezikuar, por kërkesa i është refuzuar, pasi policia shqiptare ka garantuar përmes një shkrese se vendi unë është i sigurt. Gjendur në këto kushte, ai kërkon ndihmë nga Prokuroria e Posaçme.

“Kërkoj nga shteti shqiptar që për bashkëpunimin që kam bërë unë, nëse nuk më mbron dot në vendin tim, lë të bëjnë veprimet e tyre dhe të më çojnë ku të duan ata”, tha Emiljano Peleshko.

Për vrasjen e Vajdin Lamaj SPAK akuzon Emiljanoi Shullazin, Viktor Imerin, Indrit Rusin, ndërsa për ekzekutimin e Klodian Saliut nen akuzë janë Luzlim Berisha e Plarent Dervishaj./m.j

Next Post
E përhumbur dhe në gjendje ‘të rëndë’/ Shakira shfaqet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Pique

E përhumbur dhe në gjendje 'të rëndë'/ Shakira shfaqet për herë të parë në publik pas ndarjes nga Pique

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In