• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dua Lipa koncert falas në Tiranë, Veliaj: Ju mirëpresim të gjithëve, për të festuar 28 Nëntorin

by A R
15/11/2022 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisi me një lajm të shumëpritur: këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të performojë në Tiranë më 28 nëntor.

“Morëm një super lajm se Dua Lipa, mikesha jonë e Tiranës dhe Shqipërisë, ka vendosur ta mbyllë turin e saj botëror në Tiranë, në datën 28 Nëntor, me një koncert falas për të gjithë. Do të festojmë Ditën e Flamurit dhe Festën e Pavarësisë, por edhe mbylljen e një viti të mrekullueshëm për Tiranën si “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, për t’ia kaluar stafetën titullit “Qyteti Europian i Sportit 2023”. Do të festojmë siç i ka hije një qyteti “, tha Veliaj.

Mandej, kryebashkiaku bëri me dije disa data të rëndësishme në të cilat do ketë aktivitete të rëndësishme në Tiranë. Veliaj i bëri thirrje qytetarëve, që siç është bërë traditë tashmë, të vendosin flamujt kuq e zi në ballkonet dhe dritaret e tyre për festat e Nëntorit.

“I ftoj të gjithë qytetarët të valëvisin flamurin shqiptar. Kjo është java kur e gjithë Tirana do të zbukurohet. Kanë filluar instalimet për Festat e Nëntorit, këndet e lojërave për fëmijët për Vitin e Ri, fshatin e fund-festave etj. Do të kemi kampionatin botëror të futbollit. Ndaj, i kërkojmë të gjithë qytetarëve, nëse kanë një flamur ta vendosin në ballkonet e tyre, që Tirana të marrë një atmosferë festive. Në datën 23 Nëntor do të kemi aktivitetin për kalimin e stafetës për Kryeqytetin Europian të Rinisë për vitin 2025. Gjithashtu, qyteti po përgatitet për të mirëpritur krerët e Bashkimit Evropian në datën 6 dhjetor, edhe krerët e Ballkanit Perëndimor”, u shpreh Veliaj.

/a.r

Next Post
Anëtari i KPA kërkon të vërtetojë pasurinë, thërret 67 dëshmitarë në gjykatë

Anëtari i KPA kërkon të vërtetojë pasurinë, thërret 67 dëshmitarë në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

October 21, 2026
Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 tetor!

October 21, 2026
Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

Pas trazirave dhe protestave të dhunshme në Europë e Shqipëri, BE vë nën monitorim platformat digjitale!

October 21, 2026
Buzhala: Vetëm NATO mund ta ruajë kufirin! Kosova s’ka potencial të luftojë me Serbinë

A e kupton Doktori që Gjenerata ‘Z’ nuk është Gjenerata e Zenit?

October 21, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

A është bojkoti universitar në shërbim të Partisë Demokratike?

October 21, 2026
U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

U tha se ishte shoferi i tij, deputeti i PS-së reagon pas vetëvrasjes së 46-vjeçarit në Tiranë: Lajm i pavërtetë…!

October 21, 2026
“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

“Janë 90 biznese të dëmtuara”- Eksperti Tola: Zgjatja e protestës rrezikon zinxhirin ekonomik të vendit! Rrëshqitja e euros…

October 21, 2026
Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

Ja si të votoni për 3 këngët tuaja të preferuara në Eurovizionin për të rinj

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In