• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dronët ““Bayraktar” nga Turqia vijnë së shpejti/ Kompania prodhuese do demonstrojë në Shqipëri mënyrën e përdorimit

by Java News
30/06/2021 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka realizuar marrëveshjen për blerjen e dronëve super inteligjentë nga Turqia. Burime qeveritare i thanë Top Channel se pajisjet fluturuese do të përdoren vetëm për qëllime civile dhe në ndihmë të policisë së shtetit. Një ditë më parë, mediet turke thanë se Shqipëria do pajisej me dronë të quajtur “SIHA”, të cilët mund të mbajnë edhe armatim.

Shqipëria do të marrë edhe dronët e quajtur “HIA” të prodhuar nga kompania “Bayraktar TB2”. Këto janë pamjet e dronëve të porositur nga qeveria shqiptare, si këta dronë u përdoren nga ushtria e Azerbaxhanit në konfliktin e armatosur në Nagorni Karabak me ushtrinë armene dhe falë këtyre dronëve Bakuja e fitoi luftën.

Megjithëse marrëveshja nuk është bërë publike nga qeveria shqiptare, sipas medias turke, bëhet fjalë për blerjen e dy lloj dronesh të markave “SIHA” dhe “IHA”. Dronët SIHA janë të aftë edhe për të goditur me municion ushtarak objektiva të caktuar. Ndërsa dronët IHA janë prodhuar vetëm për vëzhgim dhe mbledhje të dhënash.

Burimet i thanë Top Channel se në javët në vijim planifikohet që kompania turke, të prezantojë dhe demostrojë në Tiranë, funksionin e këtyre dronëve të cilët kanë aftësi të qëndrojnë në qiell 24 orë.

Por përse qeveria ia dërgoi për miratim kuvendit shtesën prej 8 milionë e 200 mijë eurosh në llogaritë e ministrisë së mbrojtjes, e cila do të lëvrojë pagesën për këto paisje dronësh?

Të njëjtat burime qeveritare pohuan se kemi të bëjmë thjesht me një teknikalitet dhe jo blerje dronësh për qëllime ushtarake./m.j

Next Post
Opozita, e vërteta dhe dinjiteti i qytetarëve!

Përse, drejt e tek kërkesa për dorëheqje titullarësh?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com