• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drogë nga Amerika Latine në BE, Europol godet rrjetin shqiptar të trafikut të kokainës, 10 të arrestuar

by A R
12/08/2025 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion ndërkombëtar i policive europiane dhe shqiptare ka çuar në pranga 10 persona, të dyshuar për pjesëmarrje në një rrjet kriminal të organizuar që merrej me trafik të kokainës dhe pastrim parash.

Siç bën me dije Europol këtë të martë, më 12 gusht, operacioni u zhvillua më 7 dhe 8 gusht në Shqipëri, me mbështetjen e Europol-it dhe bashkëpunimin e autoriteteve nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda.

NJOFTIMI

Në datat 7 dhe 8 gusht 2025, në Shqipëri u kryen një sërë bastisjesh që rezultuan me arrestimin e 10 të dyshuarve, pjesëtarë të një rrjeti shqiptar të krimit të organizuar që merrej me trafik të shumë tonelatave kokainë dhe larje parash. Drejtësia shqiptare, në bashkëpunim me autoritetet nga Belgjika, Franca, Gjermania, Italia dhe Holanda, me mbështetjen e Europol-it, zhvilloi këtë operacion kundër një klani kriminal. Hetimet zbuluan lidhje të këtij rrjeti me organizata kriminale ndërkombëtare shumë-rrezikshme që veprojnë në BE e më gjerë. Pas arrestimit nga SPAK i një anëtari kyç të këtij rrjeti në fund të qershorit 2025, bastisjet çuan në sekuestrimin e pasurive të konsiderueshme, përfshirë një hotel, prona, biznese, si dhe një sasi të madhe të provave fizike dhe digjitale.

Nga 15 urdhër-arreste u arritën:

-10 arrestime

-Sekuestrim i pasurive reale si resorte turistike, vila, apartamente, tokë, automjete dhe aksione kompanish me vlerë prej disa milionë euro

-Paratë e sekuestruara: 111 mijë e 800 EUR, mijë USD (rreth 3 mijë e 434 EUR), 880 mijë lekë (rreth 9 mijë e 048 EUR)

-Përmbajtje nga platforma e komunikimit e enkriptuar Sky ECC nga viti 2021

Edhe pse platforma Sky ECC është çaktivizuar mbi katër vjet më parë, përmbajtja e saj mbetet e vlefshme për hetime. Analiza e thelluar e të dhënave nga Europol u mundëson autoriteteve të mbledhin informacion të vlefshëm operativ mbi grupet kriminale dhe të hartojnë strukturën e rrjeteve shumë-rrezikshme kriminale dhe rolin e objektivave me vlerë të lartë.

Ky operacion, i udhëhequr nga SPAK, u fokusua tek një objektiv shqiptar i nivelit të lartë të angazhuar në trafik kokaine dhe pastrim parash. Hetues nga Shqipëria, Belgjika, Franca dhe Holanda, në bashkëpunim me ekspertë të Europol-it, analizuan komunikimet e enkriptuara nga Sky ECC. U dokumentuan dërgesa të mëdha tonazhi kokainë nga Amerika Latine në porte kryesore të BE-së, si Hamburgu dhe Roterdami, ku vetëm për një nga këto ngarkesa, objekti kryesor fitoi më shumë se 40 milionë dollarë.

Drejtuesi i organizatës kriminale ishte përgjegjës për organizimin dhe investimin në sasitë masive të kokainës, duke koordinuar veprimet edhe nga distanca me anë të komunikimeve të enkriptuara. Para arrestimit, ai ishte shpallur në kërkim nga një gjykatë shqiptare për një dënim prej 21 vjetësh nga një gjykatë italiane për vrasje, privim të lirisë, fshehje trupi të pajetë, kërcënime, mbajtje të paligjshme armësh dhe pengim të drejtësisë.

Rrjeti kriminal shqiptar i hetuar operonte ndërkombëtarisht, duke bashkëpunuar me grupe që lehtësuan transportin drejt portove të BE-së. Fitimet e tij prej dhjetëra milionë eurosh u investuan në prona dhe biznese në Shqipëri dhe vende të tjera evropiane.

Rol kyç i Europol-it

Europol ofroi ekspertizë të gjerë për fushat e krimit të organizuar, trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Me bazë në analizat voluminoze të të dhënave, Europol shpërndau raporte inteligjence dhe analitike për partnerët, të cilët zhvilluan mbledhje operative dhe bisedime. Gjatë ditës së veprimit, Europol dërgoi një ekspert në Tiranë, për të ndihmuar koordinimin ndërkombëtar.

Shtetet pjesëmarrëse:

Shqipëri: SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia e Shtetit

Belgjikë: Policia Federale Gjyqësore

Francë: Policia Kombëtare

Gjermani: BKA, LKA Baden-Württemberg/Karlsruhe

Holandë: Policia

Itali: Policia e Shtetit, SCIP

EMPACT (Platforma Evropiane Mbarëdisciplanore Kundër Rreziqeve Kriminale) lufton krimin e organizuar dhe ndërkombëtar që kërcënon BE-në, duke përforcuar bashkëpunimin inteligjent, strategjik dhe operativ midis autoriteteve kombëtare, institucioneve BE dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Next Post
Greqia në betejë me flakët! Urdhra evakuimi në Kefalonia, Zakinthos dhe Vonitsa

Greqia në betejë me flakët! Urdhra evakuimi në Kefalonia, Zakinthos dhe Vonitsa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In