Policia e Sarandës ka arrestuar në orët e para të së shtunës një person, i cili është kapur në flagrancë në posedim të lëndëve plasëse dhe po ashtu edhe të lëndëve narkotike. Në praga ka rënë 54-vjeçari Halit Hasani, shofer i autobusit të linjës Sarandë-Ninat.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye ne flagrancë pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Kanali i Çukës” Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tij autobus linje “Sarandë-Ninat”, me targë AA676CN, në pronësi të këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:695 GR lëndë narkotike, të llojit “Canabis sattiva”, 3 kg e 765 gr lëndë plasëse të llojit “Nitrat”, 3 kapsolla me fitil zjarrpërciellës, 9 kapsolla detonatore të mbështjella dhe të futura në një qeskë.
Materialet iu dërguan Organit të Prokurorisë së Rrethit Sarandë për veprime të mëtejshme.









