Guardia Di Finanzzia italiane së bashku me policinë shqiptare ndërmorën dje një operacion antidrogë disa milje larg Karaburunit.
Pas informacioneve nga autoritetet shqiptare, policia italiane u vu në ndjekje të një skafi një ditë më parë.
23 milje nga brigjet e Karaburunit, u arrit ndalimi i mjetit lundrues ku ndodheshin 3 persona në bord, dy italianë dhe një shqiptar.
Në skaf u sekuestruan rreth 760 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.
Referuar raportit të policisë italiane, nëse droga do të dilte në treg, do të kushtonte plot 7 milionë euro./a.m.










