• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha fton shqiptarët në protestë: Të bashkohemi pavarësisht dallimeve të përmbysim regjimin!

by A R
22/12/2025 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat këtë të hënë, vetëm pak orë përpara protestës kombëtare që pritet të zhvillohet pasditen e sotme përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha ftoi qytetarët t’i bashkohen.

“Këto pak orë që na ndajnë nga protesta që inauguron fillimin e betejës për përmbysjen përfundimtare të Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij, ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, të dalin në sheshin e betejës. Të vijnë në Tiranë. Të bindim çdo shqiptare dhe shqiptar se një mision i madh na pret. Se ky mision është shansi i jetës për çdo qytetar të këtij vendi. Shansi i përmbysjes njëlloj si në Bangladesh, Nepal, Sri Lanka të diktatorëve autokratë, të cilët pasi vjedhin dhe plaçkisin miliarda kombet e tyre, ia mbathin si armiq në vende të tjera. 22 dhjetori është një ditë e shënuar. Është një ditë që fton çdo shqiptar. Ftoj të gjitha forcat politike opozitare, të gjithë ata që ndjehen opozitarë, pavarësisht nga dallimet që kemi, të bashkohemi sot, për t’u dëshmuar shqiptarëve dhe botës se nuk ka forcë që na ndalon dhe na pengon pa përmbysur regjimin më armiqësor, më të keq që shqiptarët kanë njohur në histori.

Unë kam besim të madh se Tirana po zien, se Shqipëria po zien dhe se protesta e sotme do të shënojë kthesën e madhe. Do të shënojë kthesën drejt fitores të çdo qytetari të këtij vendi për dinjitetin e tij, për familjen e tij, për të ardhmen, por edhe për vendin dhe kombin e tij.”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët lidhur me skenarin e protestës së sotme, kryedemokrati nuk dha detaje por tha se protesta e sotme duhet të shihet si një proces deri në rrëzimin e kryeministrit Rama.

“Së pari, do sqaroj, ky është një proces inaugural, në kuptimin e asaj që ne zbresim në fushë pasi kemi bërë çdo detyrë, pasi kemi faktuar çdo gjë, të betuar që do vazhdojmë luftën tonë gjer në përmbysjen e regjimit. Kjo është. Ne e filluam këtë me foltoren para kryeministrisë. Jo të paktë ishin ata që e përqeshën atë. Gabuan. Ajo kishte një mesazh, se ai shesh do jetë sheshi i lirisë. Vazhduam në parlament, pasi opozitës iu mor çdo hapësirë kushtetuese. Zbresim në shesh pasi Edi Rama përdori Gjykatën Kushtetuese, organin më të lartë, për të firmosur licencën e vjedhjeve të tij dhe qeveritarëve të tij pa u shqetësuar. Dolëm në shesh pasi Edi Rama bllokoi tentativën e fundit të prokurorëve për heqjen e imunitetit. Pra, këtë protestë do ta merrni si një proces, i cili ndalet, edhe njëherë, proces që do jetë një ansambël i tërë, dhe ndalet vetëm me rrëzimin e Edi Ramës ose shuarjen e opozitës.”, tha Berisha.

Partia Demokratike zhvillon sot, më 22 dhjetor, protestën shumë të paralajmëruar kombëtare, përpara godinës së Kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.

Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pritet të ketë një pjesëmarrje më të madhe të mbështetësve të opozitës, në krahasim me pesë protestat e mëparshme, të zhvilluara në formën e një “foltoreje“.

Protesta e sotme vjen pas deklaratave të forta të kreut të PD-së, i cili më 20 dhjetor paralajmëroi se kjo do të jetë vetëm fillimi i një rezistence më të gjerë për rrëzimin e qeverisë Rama. Në një komunikim me mbështetësit e tij, Berisha nuk përjashtoi as nisma të tjera paralele, përfshirë akte ekstreme të ngujimit apo edhe qëndrimin e deputetëve në Parlament.

Next Post
Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

Trump emëron një të dërguar special për Groenlandën, rriten tensionet me Danimarkën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau vëllain pas sherrit në arë, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

I riu humbi jetën pasi u vetëdëmtua dhe më pas u hodh nga kati i pestë, në pranga 45-vjeçari! Dyshohet se e nxiti në flijim, zbardhen detajet

September 23, 2026
‘Nuk pastronte shtëpinë’, emigranti shqiptar tenton t’i thyejë krahun gruas

Terrorizoi ish-të dashurën për dy muaj, e rrëmbeu me forcë në makinë dhe e dhunoi, arrestohet 33-vjeçari

September 23, 2026
Muçi si fabrikë golash dhe asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara! Shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

Muçi si fabrikë golash dhe asistesh në Turqi, lë pas Salah për rastet e krijuara! Shkëlqen edhe një tjetër shqiptar

September 23, 2026
Aksident në Lushnjë, biçiklisti përplaset me një automjet, përfundon i plagosur në spital

Aksident në Lushnjë, biçiklisti përplaset me një automjet, përfundon i plagosur në spital

September 23, 2026
Që nga 5 tetori, parkim me pagesë në Durrës! Ja sa do të paguajnë qytetarët dhe çfarë përfitojnë rezidentët

Që nga 5 tetori, parkim me pagesë në Durrës! Ja sa do të paguajnë qytetarët dhe çfarë përfitojnë rezidentët

September 23, 2026
Shisnin drogë pranë shkollave, “Perimetri” prangos 2 të rinj persona në Berat! Sekuestrohen mbi 4 kg kanabis dhe…

Shisnin drogë pranë shkollave, “Perimetri” prangos 2 të rinj persona në Berat! Sekuestrohen mbi 4 kg kanabis dhe…

September 23, 2026
“O bosa, ka rënë shteti!”- Debate të forta te ‘Ligjet’ për Vlora Hysenin! Korreshi: U cenua siguria! Boçi: Shtet me letra bakalli! Manja: T’i qëndrojmë rendit të ditës

“O bosa, ka rënë shteti!”- Debate të forta te ‘Ligjet’ për Vlora Hysenin! Korreshi: U cenua siguria! Boçi: Shtet me letra bakalli! Manja: T’i qëndrojmë rendit të ditës

September 23, 2026
Gazetari Berat Buzhala tregon bisedën me Vlora Hysenin para arrestimit: E pyeta a e njeh Egys Agasin dhe më tha…

Gazetari Berat Buzhala tregon bisedën me Vlora Hysenin para arrestimit: E pyeta a e njeh Egys Agasin dhe më tha…

September 23, 2026
VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

VIDEO/ Ja si do të jetë parkingu i ri nëntokësor te Parku i Madh i Liqenit, Bashkia e Tiranës publikon projektin

September 23, 2026
VIDEO/ Punimet e lodhshme në Asamblenë e OKB, ministri britanik s’i reziston dot gjumit, kamerat kapin momentin e sikletshëm

VIDEO/ Punimet e lodhshme në Asamblenë e OKB, ministri britanik s’i reziston dot gjumit, kamerat kapin momentin e sikletshëm

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com