• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritëro Agolli në Sanatorium, flasin mjekët: Kalon gjendje të rëndë, por po stabilizohet

by Java News
01/02/2017 08:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,/ Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!/Kur gripi më zë, i ngrenë veshët/Dhe bëjnë sikur u vjen keq: “Vërtet i sëmurë”?”. Këto janë disa nga vargjet e poezisë “Dalëngadalë” të Dritëro Agollit, që e bija, Elona, kishte zgjedhur t’i postonte mbrëmë në faqen e saj në Facebook, ndërsa shëndeti i të atit, duket se nuk ka përmirësim në shtratin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”.

U bënë ditë tashmë që shkrimtari dhe poeti Dritëro Agolli është shtruar në Sanatorium. Edhe pse dëshira e tij nuk ka qenë të shtrohet në spital, por të kalojë ditët e tij i qetë në shtëpi, i rrethuar mes librash dhe miqsh, që i vijnë nga të katërta anët e Shqipërisë, komplikacionet në rrugët e frymëmarrjes i kanë shtyrë të afërmit dhe mjekët që të vendosin shtrimin e tij pranë Sanatoriumit.

GJENDJA SHËNDETËSORE

Burime pranë Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” shprehen se Agolli vazhdon të jetë në gjendje të rëndë:

“Ka qenë në gjendje të rëndë dhe aktualisht është në reanimacion. Është vendosur në atë që quhet frymëmarrje të drejtuar, për shkak të problemeve kronike që ka pasur me mushkërinë prej më shumë se 15 vitesh. Aktualisht gjendja vijon të jetë e rëndë, por po tregon stabilitet. Dje është bërë një përpjekje për ta nxjerrë nga frymëmarrja e drejtuar, por akoma nuk ka ardhur në parametrat e duhura”, raporton “Panorama”. 

U bë kohë tashmë që shkrimtari ndodhet në një gjendje të rënduar shëndetësore dhe, edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, frymëmarrja e tij realizohej përmes tubit të oksigjenit. Por me sa duket, edhe temperaturat e ulëta të këtij fundviti kanë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të shkrimtarit 85- vjeçar.

Bashkëshortja e tij, Sadija, që nuk i është ndarë për asnjë moment kreut të shtratit, thotë se mjekët po bëjnë të pamundurën për ta rehabilituar. Edhe pse me një gjendje shëndetësore të brishtë, Dritëro Agolli ka qenë vazhdimisht aktiv me opinionet e tij në shtypin shqiptar.

Madje, edhe pak kohë më parë, me rastin e ditëlindjes, kur do të priste në shtëpi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Agolli do të mbante gjallë bisedën, teksa fliste për të ardhmen e Shqipërisë e Kosoves. Vetë shkrimtari e ka refuzuar shtrimin në spital pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore por me insistimin e mjekëve dhe familjarëve të tij, shkrimtari i madh është bindur të shtrohet në sanatorium për të marrë një përkujdesje më të specializuar nga mjekët. Prej kohësh ai ka shfaqur një shëndet të dobët, ç’ka e ka detyruar të marrë oksigjen me hundë në rrugë artificiale.

Next Post
Rama mbledh qeverinë 2 orë para seancës së Kuvendit

TABELA/ Si të përfitoni nga Amnistia që nga taksat e makinave, pensionet e deri te biznesi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacioni ukrainas refuzoi udhëtimin në Moskë, kreu i shtabit Budanov tregon prapaskenat e negociatave me Rusinë

Delegacioni ukrainas refuzoi udhëtimin në Moskë, kreu i shtabit Budanov tregon prapaskenat e negociatave me Rusinë

September 5, 2026
Çudia me Mario Mitajn vazhdon, mbrojtësi i Kombëtares me Genoan nuk luan as në ndeshjen e tretë të Serie A!

Çudia me Mario Mitajn vazhdon, mbrojtësi i Kombëtares me Genoan nuk luan as në ndeshjen e tretë të Serie A!

September 5, 2026
Betis bën me ‘djersë të ftohta’ Realin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit! Mbappe humb penallti deçizive

Betis bën me ‘djersë të ftohta’ Realin e Mourinhos, triumfon me një gol në minutat e fundit! Mbappe humb penallti deçizive

September 5, 2026
Holanda largon 78 tonë rezerva ari nga New York-u -

Rendi i ri Botëror? Frika nga luftërat dhe kaosi ekonomik, vendet europiane zhvendosin rezervat e arit nga Amerika e Veriut!

September 5, 2026
Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata!

September 5, 2026
“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

“Historia e Vlorës nuk mbrohet me lajme të sajuara”- Gonxhja: Godina historike ku u themelua Klubi Patriotik “Labëria”, s’do të kthehet në muze hebraik (VIDEO)

September 5, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Kryeministri Rama në Itali për “Forumin e Cernobbios”, sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

September 5, 2026
Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

Berisha njofton mbërritjen me ‘vizë’ përtej Atlantikut, kreu i PD poston pamjet zbarkimi në SHBA, por mbetet ende ‘non grata’

September 5, 2026
Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

Terror në ajër! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku!

September 5, 2026
Çelet sezoni turistik në Pogradec, mundësi akomodimi edhe në familje

Pogradeci ka jo vetëm liqenin…

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com