• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TABELA/ Si të përfitoni nga Amnistia që nga taksat e makinave, pensionet e deri te biznesi

by Java News
01/02/2017 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amnistia do të fshijë taksat e papaguara, gjobat dhe kamatë­ vonesat për makinat dhe bizneset, por edhe gjobat për kontributet e papaguara të pensioneve. Qeveria parashikon që zbatimi i ligjit të faljes pa kusht të përfshijë fshirjen e të gjitha detyrimeve të papaguara deri më 31 dhjetor të 2010.

Për këtë periudhë të vetmet taksa që nuk do të fshihen do të jenë kontributet për sigurimet shoqërore, por do të fshihen gjobat e krijuara nga mospagimi i taksës. Gjobat nga mospagimi i kontributeve në sigurimet shoqërore do të fshihen edhe për periudhën 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2014, me kushtin që të paguhet i gjithë detyrimi.

SI DO TË ZBATOHET AMNISTIA PËR PENSIONET
Për kontributet e sigurimeve shoqërore, objekt i draftit të fshirjes së detyrimeve do të jenë vetëm gjobat për sigurimet shoqërore të papaguara. Drafti përcakton se gjobat e kontributeve do të fshihen pa kusht deri në dhjetor të 2010­s. “Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, që u përkasin periudhave tatimore dhjetor 2010 e më parë, të cilat rezultojnë të regjistruara në llogarinë e subjektit”, thuhet në relacionin e projektligjit.

Shkak i mosfshirjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore është që personat e rinj që do të mbushin moshën e daljes në pension të mos përfitojnë më pak pension. Në rast se këto kontribute të papaguara do të fshiheshin, atëherë për këtë periudhë nuk do të ketë pagesa, çka do të thotë që këta persona do të përfitonin më pak pension. Për periudhën nga 1 janari 2011 deri në dhjetor të 2014, gjobat për kontributet e pensionit do të fshihen me kushtin që të paguhet i gjithë detyrimi për kontributet e sigurimeve shoqërore. Për periudhën e faljes së gjobave me kusht, drafti përcakton se afati i pagimit të detyrimit të plotë është 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit.

MAKINAT
Për makinat do të fshihen të gjitha taksat e papaguara deri në 2010, ndërsa për periudhën nga 1 janari 2011 deri në dhjetor 2014 falen vetëm gjobat për taksat e papaguara të makinave, me kushtin që të paguhet principali. Në total, për makinat, Drejtoria e përgjithshme e Transportit Rrugor llogarit faljen e rreth 15 milionë dollarëve detyrime.

Nga ligji i fshirjes së detyrimeve do të përfitojnë rreth 140 mijë makina. Bëhet fjalë për faljen e taksës vjetore të regjistrimit të makinës, taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore e mjeteve të përdorura dhe taksat e mjeteve luksoze. Amnistia parashikon se, nëse drejtuesi i mjetit kërkon të mos e nxjerrë atë nga qarkullimi, duhet të paguajë detyrimet pas 2010, në këtë rast i fshihen gjobat, por edhe taksat e papaguara para kësaj periudhe. Pra, për të shmangur çregjistrimin e makinës, pronari duhet të paguajë taksat e periudhës nga 2011 deri në 2014. Në rast të kundërt, 6 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit makina do të çregjistrohet, ndërsa targa do t’i dërgohet Policisë së Shtetit me qëllim ndalimin e qarkullimit. Mjetet që përfitojnë nga falja e gjobave, në rast se do të paraqiten
dhe do të paguajnë taksat për t’i mbajtur aktiv, është rreth 3.6 milionë dollarë.

BIZNESI
Për biznesin, objekt i ligjit të faljes do të jenë detyrimet tatimore që është tatimi mbi vlerën e shtuar, tatimi mbi fitimin, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale etj. Të gjitha këto janë objekt i ligjit të faljes, kurse në dogana falen detyrimet që janë të regjistruara si borxh doganor, të cilat mund të jenë rivlerësime apo gjoba. Edhe për këto detyrime, amnistia vepron me të njëjtat parime si në faljen e detyrimeve tatimore, ku deri në 2010 fshihen pa kusht të gjitha detyrimet e subjekteve, ndërsa deri në 2014 falen vetëm gjobat e kamatëvonesat nëse paguhet i plotë detyrimi./ panorama   ma.me

amnistia-1

Next Post
10 profesionet më të mira… pas 10 viteve (FOTO)

Në Tiranë e në rrethe 1300 vende të lira pune në shtet e privat, si të aplikoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meloni e uroi për fitoren, Rama: Faleminderit motër, më e mira për dy vendet tona ende nuk ka ardhur

“Marrëdhënia e sinqertë ka forcuar dy vendet tona”- Rama e përgëzoi për rekordin e qeverisjes, mesazhi i Melonit: Miku im, krenare për rrugëtimin drejt BE

September 5, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Inkuizitori i Madh i Dostojevskit dhe një shfaqje teatrale që Tirana duhet ta ndjekë!

September 5, 2026
“Zgjidhja nuk është përplasja e institucioneve”- Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ministri Gogu: Të martën e zgjidhim konfliktin në Kuvend, plotësojmë boshllëkun ligjor

“Zgjidhja nuk është përplasja e institucioneve”- Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ministri Gogu: Të martën e zgjidhim konfliktin në Kuvend, plotësojmë boshllëkun ligjor

September 5, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

September 5, 2026
Pasaporta para njeriut

Pasaporta para njeriut

September 5, 2026
Nga SEPA te pagesat e menjëhershme, Guvernatori Sejko nga konferenca në Malin e Zi tregon hapat e Shqipërisë drejt Europës

Nga SEPA te pagesat e menjëhershme, Guvernatori Sejko nga konferenca në Malin e Zi tregon hapat e Shqipërisë drejt Europës

September 5, 2026
Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë!

Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë!

September 5, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Shkaktuan dy zjarre në Durrës, 3 të dyshuar si piromanë në pranga! U shkrumbuan dhjetëra hektarë me pemëtari, njëri aksidental nga freksibli

September 5, 2026
Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë? Kush është kandidati i AfD që aspiron për kryeministër!

Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë? Kush është kandidati i AfD që aspiron për kryeministër!

September 5, 2026
“Ulu në gjunjë dhe kërko falje, mos e zgjat”- Dhunoi Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozi Marku, ish-banori i “BBV Albania”!

“Ulu në gjunjë dhe kërko falje, mos e zgjat”- Dhunoi Eduart Kuçin, arrestohet këngëtari Jozi Marku, ish-banori i “BBV Albania”!

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com