• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritë e gjelbër nga qeveria për financimin e hekurudhës së Korridorit VIII, faza I- Shqipëri

by A R
03/07/2025 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën, propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri” dhe do ta çojë për ratifikim në Kuvend kontratën financiare dhe marrëveshjen e grantit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime (BEI), për projektin madhor “Infrastruktura hekurudhore e Korridorit VIII, faza I – Shqipëri”. Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të infrastrukturës hekurudhore të vendit dhe integrimit rajonal.

Investime strategjike në hekurudhë dhe rrugët e Korridorit VIII

Projekti hekurudhor, pjesë e strategjisë së BE-së “Global Gateway”, synon rehabilitimin e linjës ekzistuese, duke parashikuar që pas përfundimit të punimeve, trenat të arrijnë një shpejtësi prej 120 kilometra/orë. Përfshirja e këtij korridori në rrjetin kryesor të transportit transeuropian, i njohur si TEN-T, i ka dhënë prioritet financimit të tij. Bashkë me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria po përmirëson linjat ekzistuese dhe po ndërton hallkat që mungojnë përgjatë korridorit, me qëllim shkurtimin e distancave fizike dhe zhvendosjen e sa më shumë pasagjerëve dhe mallrave përmes mënyrave të qëndrueshme të transportit.

Përveç komponentit hekurudhor, ky investim shoqërohet me masa reformuese për përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit hekurudhor.

Financime dhe projektet aktuale rrugore

Në buxhetin e vitit 2025, u parashikuan rreth 88 milionë euro për Korridorin VIII, i cili konsiderohet nyja më e rëndësishme rrugore në vend. Financimi për 14 lote të Korridorit VIII zë 26.6% të fondeve të brendshme për transportin rrugor.

8 lote punimesh do të financohen për zgjerimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, me një vlerë prej 3.4 miliardë lekë. 6 lote të tjera financohen për ndërtimin e segmenteve me drejtim nga Durrësi, Elbasan-Papër dhe Papër-Ura e Grykshit, me një financim prej 5.4 miliardë lekë. Vlera e plotë e këtyre 6 loteve është 15 miliardë lekë (ose 150 milionë euro) në një gjatësi rreth 35 km.

Aksi tjetër vijues i Korridorit VIII, rruga Tiranë-Elbasan, ka përfunduar tashmë, ndërkohë që kanë përfunduar ndërtimi i By-pass-it të Fierit dhe të Vlorës, të cilat ndihmojnë qarkullimin lindje-perëndim. Në pjesën shqiptare, pika dalëse në Maqedoni e Korridorit VIII do të jetë Ura e Bushtricës në Përrenjas, për të shmangur lartësinë që krijon dalja në Qafë-Thanë.

Inspektimet dhe rëndësia e projekteve

Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, inspektuan një nga kantierët më të rëndësishëm të Korridorit VIII, ku po ndërtohen dy tunele me gjatësi totale prej 1.1 km. Këto tunele do të lidhin qytetet e Elbasanit dhe Librazhdit, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe lidhjen mes këtyre dy zonave. Zëvendëskryeministrja Balluku e cilësoi këtë projekt si thelbësor për Korridorin.

Korridori VIII është një nga korridoret pan-evropiane, i cili përfshin si infrastrukturën rrugore ashtu edhe atë hekurudhore, dhe është konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave dhe pasagjerëve midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik. Në territorin shqiptar, ky korridor shtrihet në rreth 154 km, duke lidhur portet e Italisë me ato të Varnës dhe Burgasit, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Next Post
“Do të të arrestoj e deportoj”, Trump sulmon kandidatin për kryebashkiak që doli kundër pr.ligjit për taksat

"Do të të arrestoj e deportoj", Trump sulmon kandidatin për kryebashkiak që doli kundër pr.ligjit për taksat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

Prostitucioni në kohë moderne: Reklamë online e punë në apartamente me qira ditore në Tiranë

September 11, 2026
Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

Rama vlerëson 88 fituesit e olimpiadave kombëtare: Ju jeni shembulli se si duhet të mendojë Shqipëria

September 11, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Shtator 2026

September 11, 2026
Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

Bojkoti në Gjykata, për të tretën ditë shërbimet civile të cunguara në disa gjykata

September 11, 2026
Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

Nuk kanë fund problemet në Ceuta, zjarri djeg pjesërisht kampin e emigrantëve

September 11, 2026
“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

“Vrima” në mburojën e Europës, dronët rusë depërtojnë në hapësirën ajrore të Moldavisë

September 11, 2026
Mediat në Shqipëri kapin rekordin e 72 milionë eurove, dominojnë televizionet, por ka edhe 748 portale

Gazetarët sfidojnë GJKKO-në! Kërkojnë nga Kushtetuesja rrëzimin e rregullores që prek mediat

September 11, 2026
“Qytetarët paguajnë naftën me çmimin më të lartë në rajon”, Bozdo: Të reduktohet taksa e qarkullimit

Modeli i kompanive “KAYO”, Bozdo: Nuk prodhon asgjë, skemë e re korrupsioni

September 11, 2026
11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

11 shtatori i përgjakshëm i Kilit: si erdhi Pinocheti në pushtet dhe kush e vrau Allenden?

September 11, 2026
FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

FMN qendër për integrimin e shteteve ballkanike në BE, përfiton edhe Shqipëria!

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com