• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Dritarja e avionit u thye/ Piloti serb tregon aventurën ndërsa kthente në shtëpi skuadrën nga Kosova

by Java News
17/09/2022 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paraqitjes së mirë të Ballkanit në Conference League më shumë se humbja e 3 pikëve, ia veniti atmosferën frika dhe paniku nga incidenti që për pak mund të kishte rezultuar fatal me krisjen e xhamit të pilotit.

Avioni me të cilin po udhëtonin drejt Prishtinë u detyrua të kthehej mbrapsht për një ule emergjente.

Jetullah Kuqi, pjesë e stafit të skuadrës nga Kosova rrëfen për gazetarin e Top Channel, Endi Tufa ngjarjen.

 “Zbritëm nga aeroplani aty dhe ai që doli i fundit dhe na uroi ditëlindjen, na tha “happy birthday”, e kishte në kuptimin që kishim lindur për së dyti, kjo ishte mrekulli.  Më pas nxori cigaren dhe falënderoi Zotin që i kishte dhënë sërish mundësinë për ta ndezur një të tillë”, tha Jetullah Kuqi,  staf i FC Ballkani.

Si për ironi të fatit piloti i charterit të skuadrës së Ballkanit ishte një serb nga Beogradi, Sasha Pejçiç, i cili në një intervistë për Top Channel tregon gjithçka.

“Po unë jam nga Serbia dhe oficeri im i parë është në Mali i Zi nga Nikshiqi. ishte një grup  ballkanik aty, unë ndoqa edhe ndeshjen dhe u mërzita shumë sepse Ballkani kaloi dy herë në pa avantazh. Më vjen mirë sepse ata janë një skuadër e re, unë jam 53 vjeç dhe kam shumë eksperiencë jo vetëm jete, por edhe në aviacion, kam rreth 30 vite që fluturoj dhe mbi 11 orë fluturim”, tha Sasha Pejçiç,  piloti i avionit të FC Ballkani.

Po çfarë ndodhi?

“Kjo është një situatë normale, jo normale por normale në aviacion, ajo mund t’i ndodh çdo avioni dhe çdo fluturimi. Megjithatë ne ndoqëm procedurën e Boing dhe ne ia dolëm me sukses të ulemi pa probleme. Ajo që ndodhi nuk pati asnjë efekt për pasagjerët, por sigurisht pati shumë efekt mbi mua”, tha Sasha Pejçiç, piloti i avionit të FC Ballkani.

Çfarë do të ndodhte nëse do të thyhej xhami?

“Xhami i avionit ka tre shtresa që bashkohen me një ngjitës, gjatë fluturimit xhami përplaset me objekte të ndryshme dhe duhet të ketë edhe elasticitet. Fola edhe me kolegë të tjerë për atë që ndodhi dhe kjo është diçka që ndodh, por vendimi i duhur ishte që të kthehesha prapa, të mos vazhdoja ngjitjen dhe ula shpejtësinë, nëse ngjitesha më lartë dhe me më shumë shpejtësi problemi do të shtohej. Nëse xhami do të thyhej ndoshta do të më kishte vrarë mua, ishte disi e vështirë ta dalloje sepse ishte natë. Por ndoqa procedurën dhe u kthyem në Pragë dhe bëra shumë mirë pasi xhami ishte në limite. Çdo gjë shkoi mirë ashtu siç Zoti e kish shkruar”, tha Sasha Pejçiç, piloti i avionit të FC Ballkani.

Një Serb që shpëton jetën e mbi 70 kosovarëve, ngjan si një histori përrallash…

“Unë fluturoj nga Kosova që nga viti 2016 dhe në atë vit kam pasur një tjetër problem, por për shkaqe të kushteve klimaterike, më duhej të devijoja për në Prishtinë por në atë kohë fluturoja për Air Serbian që nuk lejohet të fluturojë në hapësirën ajrore të Kosovës. I kërkova qendrës së kontrollit në Serbi që kam një emergjencë dhe duhet të më jepni linjën e radios me NATO-n që të kërkojë një korridor ajror për t’u ulur në Kosovë. Qendra e Kontrollit tonë ishte konfuze por më dha leje të flas me përfaqësuesit e NATO-s të cilëve i shpjegova që rrezikoja jetën e disa njerëzve dhe e shoqëruan udhëtimin deri në ulje me 3 avion luftarak. unë nuk merrem me politik as me fe, unë i dua të gjithë popujt e Ballkanit”, tha piloti.

Ballkani priti një avion tjetër, dhe një tjetër kapiten për t’u kthyer në Prishtinë me 7 orë vonesë, megjithatë lidhja e stafit me Sashën tashmë është më tepër se sa profesionale.

“Sapo mbërritën në Prishtinë përfaqësuesit e Ballkanit më falënderuan për gjithçka dhe më thanë jenë i ftuar në Suharekë nëse do”, tha Pejçiç./ Top Channel

Next Post
VIDEO/ Qytetarja i bën një ‘super dhuratë’, Mbreti Charles shkrihet së qeshuri, të tjerët e duartrokasin, megjithë janë homazhet për Elizabeth II

VIDEO/ Qytetarja i bën një ‘super dhuratë’, Mbreti Charles shkrihet së qeshuri, të tjerët e duartrokasin, megjithë janë homazhet për Elizabeth II

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

February 5, 2026
Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

February 5, 2026
Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

February 5, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In