• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dritan Prifti: Deputetë të LSI kanë marrë para nga Ismailaj, kam transaksionet

by Java News
29/09/2015 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Prifti pretendon fakte të reja, se si deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë marrë para nga kompania “DIA” dhe ia kanë dhënë Ilir Metës për t’i përdorur në fushatën e vitit 2011-të. Në një intervistë për Vizion Plus, ish- Ministri i Ekonomisë thotë se ka një listë me emra të deputetëve të LSI-së dhe materiale të transfertave bankare nga “DIA”, në biznese të tyre.

“Nga llogaria e DIA-s kanë shkuar para drejtpërdrejt për persona që sot janë deputetë të LSI-së.”

-Mund të na i thoni emrat e tyre?

“Një prej tyre është deputeti i Shkodrës Agron Çela. Nga “DIA” kanë shkuar para për kompaninë e Agron Çelës që sot është deputet i LSI-së, për arsye se do të bliheshin ca makina, ca motorra që nuk u blenë kurrë, por para që kuptohet janë përdorur pastaj për fushatën zgjedhore të vitit 2011-të.”

-E keni të vërtetuar këtë transaksion?

“Absolutisht. Kam dokumentat bankare të transfertave, siç do t’i ketë më vonë besoj dhe Prokuroria.”

Ndërsa letrën e  kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, drejtuar krerëve të shtetit shqiptar ku akuzohet ai dhe deputeti Tom Doshi se po thurin një komplot për të destabilizuar vendin, e komenton me këto fjalë:

“Unë atë femër nuk e njoh as po t’i shoh fytyrën, jo më ta kem takuar ndonjëherë dhe jo t’i kem bërë ndonjë lloj kërcënimi për çfarëdoqoftë. Kjo çështje u rrëzua, por mbetet shantazhi i tmerrshëm që Spartak Braho i bën Shqipërisë me letrën e tij. Se ai realisht ishte shantazh që thoshte se nëqoftëse drejtësia prek Ilir Metën, ne do t’i vemi zjarrin Shqipërisë. Do të destabilizojmë vendin.”

Dritan Prifti sqaron se nuk e ka takuar asnjëherë gruan e Kastriot Ismailajt, të akuzuarin kryesor për çështjen e CEZ, dhe jo më ta ketë kërcënuar atë. Sipas tij, akuzat e Brahos janë të pavërtetueshme dhe jo të vërteta. Në një shtet tjetër europian, thotë Prifti, nuk do të guxonte askush që ka një post si z.Braho të shpifë në këtë mënyrë, pa patur fakte.

“Është një lajthitje në të gjitha kuptimet, një lajthitje njerëzore. pra, truri i “Baba Takut” nuk funksionon më normalisht. Të gënjesh presidentin e republikës, prokurorin e përgjithshëm, kreun e SHISH, të gjithë faktorin ndërkombëtar me një letër të tillë është një skandal i vërtetë. Të kishte ndodh në çdo vend tjetër të botës, ky person nuk do të kishte më gradat që ka sot, sepse e ka kthyer një çështje personale, të shefit të partisë së tij në një çështje kombëtare përmes një gënjeshtre.”

Ai nënvizon se nëse nis një hetim ndërkombëtar, apo qoftë edhe nga Prokuroria shqiptare, do t’i verë në dispozicion të drejtësisë të gjitha provat dhe faktet që implikojnë Ilir Metën në këtë çështje.

“Jam i gatshëm që të gjitha materialet që unë disponoj t’ia jap si prokurorëve të huaj, edhe shqiptarëve nëse ata do të hetojnë këtë çështje. Do t’i kem të faktuara me dokumente kërkesën që më ka bërë mua Ilir Meta në kohën që isha Ministër i Ekonomisë, që të ndikoja te çekët që të merrnin si firmë për mbledhjen e borxheve “DIA”. Unë këtë nuk e bëra, se ndryshe nga të tjerët e njoh mirë Ilir Metën, ai hedh gurin dhe fsheh dorën. Për këtë arsye dhashë dorëheqjen, se nuk mund të merrja përgjegjësi penale mbi veten.”

Sa i përket marrëveshjes së qeverisë shqiptare me çekët e CEZ, Prifti thotë se kabineti Rama nuk kishte rrugë tjetër.

“Qeveria ka qënë e detyruar për shkak të Vetos që Çekia vuri në Bashkimin Europian për Shqipërinë, dhe çfarëdolloj kostoje që të kishte vendosur qeveria të paguante unë them se është e justifikuar.”

Lidhur me emrat që ka publikuar kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe për 9 kompanitë, të cilat janë kontraktuar nga Berisha për të mbledhur borxhet e CEZ, Prifti thotë se nuk ka dijeni për asnjë prej tyre. Ai shprehet se çështja “DIA” e detyroi atë të jepte dorëheqjen nga Ministria e Ekonomisë, pasi nuk mund ta ngarkonte veten me përgjegjësi penale, ku t’i kërkonte çekëve të kontraktonin kompaninë e Kastriot Ismaliaj në një kohë që ajo nuk kishte eksperiencë fare në këtë fushë. Dritan Prifti thotë se kur të nisë hetimi, do t’i verë në dispozicion të drejtësisë faktet që Meta i ka kërkuar atij të ndikojë për çështjen e “DIA”-s.

Next Post

Itali, nudo në shatërvanin historik, 6 turistë britanikë rrezikojnë burgun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In