• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dreka pas ceremonisë, çfarë u tha Sadija të pranishmëve për Dritëroin

by A R
06/02/2017 08:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Donte të ishte gjithnjë i rrethuar nga njerëzit”, u thotë Sadija, miqve, të afërmve, dashamirësve të Dritëroit, në drekën përkujtimore në mbyllje të kësaj dite të trishtueshme.

Sadija: Ju falenderoj që morët pjesë në përcjelljen e trupit të Dritëroit. Dritëroi i donte të gjithë njerëzit. Të rrojmë me kujtimet e tij, me zërin e tij se kishte zë të fuqishëm. Ma përcollën poezitë që recitonte, ai i ndiente ato poezi dhe rezistonte më mirë se çdo aktor tjetër, ishin poezi të shpirtit të tij.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në drekën përkujtimore për Dritëro Agollin, e ka hequr petkun e politikanit, duke ngritur dolli për devollitin e papërsëritshëm.

Ndërsa ka kujtuar kohët kur eksperienca pranë Dritëro Agollit në fillimet e tij si politikan, i kanë shërbyer më shumë se asgjë tjetër.

Meta: Ai me të thënë të drejtën ishte nga Devolli po e donte shumë dhe Skraparin, nuk e donte pak. Duke shfrytëzuar traditat tona, shëndetin e parë e kam për devollinjtë që i dhanë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në gjithë botën, një poet, një shkrimtar dhe një njeri të jashtëzakonshëm si Dritëro Agolli. Unë kam hyrë në Parlament 22 vjeç dhe rrija tërë ditën pas Dritëroit dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë për të mësuar dhe nga politika dhe shumë aspekte të tjera. Nëse Dritëro Agolli do konfliktohej seriozisht me dikë nuk kishte të bënte me idetë politike, por me luftën dhe sakrificat e popullit shqiptar. Shumë shokë, por edhe Sadija e di që kjo ishte një gjë e shenjtë për të.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se emri i Dritëro Agollit do të përjetësohet me emrin e një shkolle dhe rruge.

Veliaj: Nuk humbëm vetëm një Qytetar Nderi, por humbëm një simbol të frymëzimit dhe integritetit në gjithë qytetin tonë. Mezi pres që bashkë me Sadijen, Tanin dhe Elonën ne të vendosin cila shkollë e re e Tiranës do ketë emrin e Dritëroit dhe cila nga shumë rrugë të reja të Tiranës do të përjetësohet me emrin e Dritëroit. Kur kemi përjetësuar disa njerëz që nuk kanë pasur ndonjë vlerë në shoqëri dhe që po na vjen turp të shkruajmë adresat, jo më njerëz si Dritëroi dhe shumë të tjerë që meritojnë një piedestal shumë më të dukshëm në zemrën e qyteteve tona. Dua ti uroj shëndet familjes, jetë të gjatë Sadijes, Elonës, Tanit, të gjithë pasardhësve.

Familja, miqtë, lexuesit u ndanë nga Driteroi, por tanimë do të jenë edhe më pranë veprës, vargjeve dhe prozave të penës së mprehtë dhe të mençur.  /b.d

Next Post
Rumunët nuk ndalen për protestat

Rumunët nuk ndalen për protestat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In