• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtuesja shqiptare në JPMorgan akuzohet se ka abuzuar seksualisht me punonjësin e saj

by A R
30/04/2026 21:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptare e cila mban postin si drejtuese ekzekutive në JPMorgan akuzohet se ka përdorur pozicionin e saj për të ngacmuar seksualisht, kërcënuar një bankier të ri, duke e droguar, nënshtruar ndaj abuzimeve raciste dhe duke e kërcënuar me karrierën nëse refuzonte atë.

37-vjeçarja Lorna Hajdini, drejtoreshë ekzekutive në divizionin e Leveraged Finance të JPMorgan Chase, akuzohet se e ka detyruar një bankier të martuar të kryejë akte seksuale “jo konsensuale dhe poshtëruese” për muaj të tërë, pavarësisht lutjeve të tij që të ndalonte.

Paditësi (që po vazhdon qëndron anonim si John Doe) pretendon se Hajdini e ka pranuar se e ka droguar me “roofies” (Rohypnol) në disa raste.

Në një rast, ajo e ka fyer ndërsa ai qante, teksa kryente një akt seksual mbi të kundër vullnetit të tij.

Padia është dorëzuar të hënën në Gjykatën Supreme të Qarkut të Nju Jorkut.

Paditësi thotë se ka zgjedhur të fshehë identitetin për të mbrojtur veten dhe familjen pas kërcënimeve të marra.

Padia akuzon edhe JPMorgan Chase ka lejuar abuzimin dhe është hakmarrë ndaj paditësit pasi ai raportoi rastin.

Sipas tij, kompania ka dëmtuar reputacionin e tij dhe ka lejuar kërcënimet të vazhdojnë, ndërsa Hajdini dhe të tjerët nuk janë ndëshkuar.

Një zëdhënës i JPMorgan tha se një hetim i brendshëm i plotë nuk gjeti prova që mbështesin akuzat e John Doe.

“Pas hetimit, ne nuk besojmë se këto pretendime kanë bazë,” tha zëdhënësi.

Ai shtoi se paditësi ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimin. Akuzat fillojnë menjëherë pas bashkëpunimit të tyre në pranverën e 2024-ës.

Doe, i cili është me origjinë aziatike, u bashkua si Senior VP/Drejtor në mars 2024, ndërsa Hajdini u emërua në një pozicion të lartë muajin pasues, shkruan Daily Mail.

Në maj të vitit 2024, Hajdini thuhet se e ka prekur këmbën e tij dhe ka bërë komente seksuale eksplicite.

Gjatë një eventi, ajo e ka ngacmuar seksualisht nën tryezë dhe ka përdorur fjalë raciste.

Sipas padisë, abuzimi u përshkallëzua në sulme seksuale.

Hajdini thuhet se e ka droguar, e ka kërcënuar me mos-promovim dhe e ka detyruar të kryejë akte seksuale, duke e fyer racisht atë dhe bashkëshorten e tij aziatike.

Në disa raste, paditësi thotë se qante dhe lutej që të ndalonte, por ajo vazhdonte.Doe pretendon se Hajdini ka pasur akses të paautorizuar në llogarinë e tij bankare për ta monitoruar.

Pas raportimit të rastit në maj 2025, Doe thotë se ka marrë kërcënime anonime telefonike, duke përfshirë referenca raciste dhe kërcënime me nga ICE-i i emigracionit.

Avokati i tij, Daniel J. Kaiser, e quajti rastin “të tmerrshëm dhe shqetësues”.

Paditësi është diagnostikuar me PTSD dhe ka vështirësi financiare pasi nuk po gjen punë tjetër.

Doe kërkon dëmshpërblim për humbje të ardhurash, dëmtim emocional dhe dëm të reputacionit.

As Hajdini as JPMorgan nuk kanë dhënë ende një përgjigje publike të plotë për padinë.

Next Post
Në garë me ish-profesorin e saj, flet Mereme Sela: Berishën s’do ta bëj as ministër kur ta rrëzoj Ramën! Duhen djem të rinj

Në garë me ish-profesorin e saj, flet Mereme Sela: Berishën s'do ta bëj as ministër kur ta rrëzoj Ramën! Duhen djem të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

Fronti zhvendoset në territorin rus, Ukraina godet magazinat dhe objektet civile

August 4, 2026
Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

Gjenden eshtrat e 4 personave në Jabukë të Vogël, dyshohet se janë viktima lufte

August 4, 2026
Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

Reforma Territoriale, banorët e Dimalit rikthehen në protestë. Administratori i Kutallit jep dorëheqjen

August 4, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kërkesa e SPAK që në Shqipëri quhet provë e në Itali shpifje

August 4, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria shton 40 milionë lekë për sportistët elitarë, rriten shpërblimet dhe mbështetja për sportin

August 4, 2026
Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

Nga zjarri që ndezi u dogjën 400 pemë ulliri, arrestohet 54-vjeçari

August 4, 2026
Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

Shkolla e re në Shushicë drejt përfundimit, Rama: Mjedis dinjitoz për 350 nxënës dhe 35 mësues

August 4, 2026
Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

Po kalonte ilegalisht nga Shqipëria drejtë Greqisë, humb jetën turisti kilian, u gjet në një greminë

August 4, 2026
Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Reagon DASH! Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

August 4, 2026
Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

Nga dashuria për aviacionin te tragjedia në Greqi, historia e pilotit danez që gjeti vdekjen gjatë shuarjes së zjarreve

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com