• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtuesi i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për Trump, “i pajustifikueshëm”

by A R
31/07/2024 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ronald Rowe, drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret amerikan dhe nëndrejtori i FBI-së, Paul Abbate, po dëshmojnë në një seancë të përbashkët të dy komisioneve të Senatit mbi atentatin ndaj ish Presidentit Trump. Në qendër të interesit të senatorëve janë mangësitë e masave të sigurisë në orët para atentatit.

Drejtori në detyrë i agjencisë së Shërbimit Sekret tha se ai e konsideronte “të pajustifikueshme” mungesën e agjentëve të sigurisë në çatinë nga ku sulmuesi qëlloi në drejtim të ish-Presidentit Trump. Rowe tha se kishte qenë së fundmi në vendngjarje në Batlër të Pensilvanisë.

“Ndjeva turp nga ajo që pashë. Si oficer karriere dhe punonjës prej 25 vjetësh i Shërbimit Sekret nuk mund të kuptoj se përse në atë çati nuk kishte agjentë”, u shpreh ai.

Rowe po ashtu fajësoi autoritetet lokale që nuk kishin ndarë me autoritetet federale të dhëna që ai i cilësoi si jetike. Sipas tij, ata nuk kishin ndarë informacionin se një person i armatosur, ishte pikasur mbi një çati pranë vendit të tubimit disa minuta para se sa të ndodhte sulmi i 13 Korrikut.

“Oficerët lokalë nuk e ndanë këtë informacion, e mbajtën të izoluar një të dhënë të tillë”, tha ai. “Për mua është shumë shqetësuese që nuk e morëm këtë informacion aq shpejt sa duhej. Ne nuk e dinim se po ndodhte një incident”, tha ai.

Ndërkohë, nëndrejtori i FBI-së Paul Abbate tha se profili në median sociale që besohet se i përket autorit Thomas Matthew Crook tregon se ai përkrahte dhunën politike dhe përmbajtje anti-semite dhe kundër emigracionit. Postimet ishin bërë në vitet 2019 dhe 2020 periudhë që ai ka qenë në shkollë të mesme.

“Nga ky profil janë bërë më shumë se 700 komente”, tha ai. “Disa komente pasqyrojnë përmbajtje anti-semite dhe kundër emigracionit dhe pëkrahin dhunën politike”.

Ish drejtoresha e Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle dha dorëheqjen javën e kaluar pas kritikave të shumta të ligjvënësve.

FBI-ja bërë dje të ditura hollësi të reja nga hetimet për motivin e sulmit të 20 vjeçarit Thomas Matthew Crook. Sipas autoriteteve ai kishte kërkuar në internet për informacione lidhur me të shtënat në masë, për centrale elektrike, për mjete shpërthyese të improvizuara si edhe për përpjekjen për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë në muajin maj.

FBI-ja njoftoi se Trump, ka pranuar të merret në pyetje nga agjentët e saj në rolin e viktimës së krimit. Zyra e FBI-së tha javën e kaluar se ish – Presidenti u godit në vesh nga një plumb apo një pjesë e tij, gjatë përpjekjes për ta vrarë, në 13 korrik, gjatë një tubimi në Butler të Pensilvanisë.

Trump njoftoi dje se pret që marrja në pyetje të kryhet të enjten. Ligjvënësit duan të marrin përgjigje nga drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret, se si është e mundur që atentatori Crooks ishte në gjendje t’i afrohej aq shumë Trumpit.

Hetuesit besojnë se ai qëlloi 8 herë në drejtim të Trumpit me një armë gjysmë automatike e llojit AR-15, e ngjashme me kallashikovin, nga çatia e një ndërtese në një distancë prej 135 metrash nga podiumi, ku po mbante fjalën e tij zoti Trump.

Një nga pjesëmarrësit në tubim mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Autori i ngjarjes u qëllua për vdekje me snajper nga një agjent i Shërbimit Sekret. Gjatë seancës së javës së shkuar, ish-drejtorja Cheatle tha se Shërbimi Sekret kishte dështuar në misionin për mbrotjen e Trump.

Ajo e cilësoi përpjekjen për vrasjen e tij se “dështimin më të rëndë” të Shërbimit Sekret për dekada të tëra dhe u zotua se të bënte gjithshka për të zbuluar se çfarë shkoi keq dhe për t’u siguruar që një gjë e tillë të mos përsëritej më.

Ajo pranoi se Shërbimi Sekret ishin njoftuar nga dy deri në 5 herë mbi një person të dyshimtë përpara se të ndodhte sulmi në tubim. Po ashtu ajo tha se çatia nga ku hapi zjarr autori ishte identifikuar si një pozicion i mundshëm disa ditë përpara se të mbahej takimi zgjedhor. Ajo tha se i kishte kërkuar ndjesë Trumpit gjatë një telefonate pas atentatit ndaj tij.

Të hënën, në një intervistë për rrjetin Fox News, Trump doli në përkrahje të agjentëve të Shërbimit Sekret që e mbrojtjen atë pas atentatit, por tha se mbi çatinë nga ku qëlloi Crooks duhej të kishte patur agjentë dhe se duhet të kishte patur komunikim më të mirë me policinë lokale.

Ai vlerësoi lart agjentin që qëlloi me sjajper autorin, por vuri në dukje se “do të kishte qënë më mirë nëse do ta kishte qëlluar 9 sekonda më herët”.

Lidhur me përpjekjen për vrasjen e Trump po kryhen një sërë hetimesh, nga komisione të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve, si edhe një grup i posaçëm dypartiak i ngritur nga kryetari republikan Dhomës së Përfaqësuesve dhe udhëheqësi demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries./VOA

Next Post
‘E pahijshme’! Puthja e Macron me ministren në Lojërat Olimpike po ‘çmend’ rrjetin

‘E pahijshme’! Puthja e Macron me ministren në Lojërat Olimpike po ‘çmend’ rrjetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com