• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Drejtuesi i agjencisë që sjell punonjës nga Bangladeshi në Shqipëri: Marrin 350-400 euro për punë krahu, janë mirë këtu!

by Java News
25/09/2021 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plotësimi i krahut të punës me punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali mbetet një fenomen që ende nuk është kuptuar. “Fax news” ka siguruar intervistë me një nga drejtuesit e agjencive të punësimit që sjellin punonjës nga vendet e botës së tretë në vendin tonë, Jason Masini, i cili ka sqaruar se si hyjnë në vendin tonë. Gjatë intervistës së tij, ai ka sqaruar procedurat sesi vijnë të huajt për të punuar në Shqipëri, duke siguruar një rrogë 350-400 euro mesatarja.

Po ashtu, ai ka shtuar se deri më tani me procedura të rregullta në vendin tonë kanë mbërritur mbi 100 persona që vijnë dhe qëndrojnë në Shqipëri.

Por ndërkohë që në vend, pak kohë më parë “ABC” raportoi se gjatë dy muajve të fundit, Policia kishte ushtruar kontrolle në ato biznese ku pretendohej se për ta kishte kontratë punë, por nuk gjeti asnjë.

Dyshohet se rreth 50 shtetas nga Bangladeshi ishin larguar nga kufiri i gjelbër, me destinacion vendet e BE-së, duke përdorur kontratën e punës në Shqipëri si “leje kalimi”. Ndërkohë që ka nisur edhe hetimi për një rrjet të strukturuar kriminal në trafikimin e klandestinëve.

Masini: Vendet kryesore qytetarët e të cilëve duan të vijnë në Shqipëri janë nga vendet e treta. Kryesisht janë nga India, Bangladeshi dhe Nepali. Ata janë të interesuar për disa punë, jo për çdo lloj pune. Përshembull , për inxhiierë duhet ta mendojnë 2 herë. Por punonjës pa kualifikime ose me aftësi mesatare, janë të interesuar. Krahasojnë rrogat dhe më pas vendosin që të vijnë. Kanë vullnet të vijnë dhe të punojnë këtu në Shqipëri.

Cilat janë pozicionet e punës ku ka vende të lira pune në Shqipëri dhe ku ata janë të interesuar? A përshtaten interesat e tyre me ato të kompanive shqiptare që duan të punësojnë punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali?

Masini: Për sa i përket punës, ajo që bëjmë ne. Ne shohim tregun, takojmë punë punëmarrësit, vizitojmë fabrika, fasoneritë që prodhojnë, psh këpuce. dhe pastaj shkojmë mbrapsht në këto vende, ku agjentët shohin se cilët janë punonjësit që kanë vullnet të udhëtojnë, kanë vullnet të pranojnë kushtet. Shohim nëse iu përshtaten kushtet e tyre. Për shkak se janë nga vendet e largëta duan të dine se në çfarë kushtesh duhet të qëndrojnë, cilat janë kushtet që ofrojnë kompanitë. Ka kompani që nuk janë në qytete. Këto kompani, ofrojnë edhe akomodimin dhe vaktet. Kjo është plus dhe ata e dinë që nuk do të shpenzojnë dhe siç e dimë akomodimi nuk është i lirë, psh në tiranë, qeratë në Tiranë janë shumë të shtrenjta. Edhe pse kompanitë janë të vendosura në qytet dhe kompanitë nuk mbulojnë akomodomin ata e mendojnë dy herë. Ata i bëjnë llogaritë e tyre. Ne studiojmë tregun dhe duhet të kuptojmë që ata vijnë nga një popullsi jo si Shqipëria. Ata janë me miliona dhe forcat punëtore janë me shumicë, kështuqë janë të gatshëm të udhëtojnë.

Cilat janë pritshmëritë për nivelin e pagave që të huajt janë të interesuar dhe që mendojnë se ja vlen të vish në Shqipëri. Madje dhe mund të mendojnë se kanë një pagë të mirë, sepse në vendin tonë mungojnë forcat e punës, mungojnë burimet njerzore ndaj dhe lind nevoja për të marrë punonjës nga jashtë. Cilat janë pritshmëritë për punën dhe për pagën?

Masini: Para se të udhëtojnë drejt Shqipërisë ata janë të informuar për atë që i pret këtu, kanë kontratat e punës. Përfundimisht pagat e tyre nuk janë vetëm në nivelin e pagës minimale në Shqipëri, sepse ata vijnë me disa aftësi, ata e dinë se si të operojnë me tregun. Ata e janë të informuar për rrogat e tyre, nuk janë në minimalen e pagës në Shqipëri, por gjithsesi afër saj. Puntorët janë të përgatitur dhe mendojnë që rroga që do të marrin do të dergohet në vendin e tyre. Paratë e tyre i dërgojnë pas, tek familjet e tyre.

Sa është rroga që ata kërkojnë këtu?

Masinii: Varet nga kompania ku ata punojnë. Por varet mes 350 -400 euro mesatarja.

S’po them ankesat por shqetësimet që kanë kompanitë vendase, janë se këta punonjës, vijnë punonjës për 10 ditë a dy jave dhe më pas ikin sepse kërkojnë të shkojnë ne Europën perëndimore. Pse ndodh kjo? A vijnë në Shqipëri vetëm sa të kalojnë?

Kur shprehen se duan të vijnë këtu, a e kanë të lehtë procedurën e lehtë për tu pajisur me leje qendrimi? Zyra e emigranicionit a i pajis ata me shpejte me dokumentacion?

Masini: Marrja e lejes në Shqipëri është njësoj si në vendet e tjera. Ka një procedurë, pagesë, marrëveshje me kompanitë, edhe kompanitë duhet të ketë një marrëdhënie, që edhe kur vijnë këtu ata monitorohen. Iu japim informacioni dhe i orientojmë, ata e dinë dhe i monitorojnë edhe tek kompanitë nëse po ecin mirë.

Kjo ndodh nëse ata vijnë nëpërmjet agjencive të punësimit, po kur vijnë në rrugë private, pra të pashoqëruar nga një agjenci, ose nëse thjesht dëgjojnë nga të afërm dhe nisen e vijnë. A detyrohen edhe ata që të kenë një kontratë pune apo kontrate qeraje?

Masini: Nëse vijnë vetë do ta kenë shumë të vështirë. Madje dhe ne nuk i bëjmë të gjitha gjërat vetë. Kemi financierët dhe avokatët. Kontratat duhet të jenë të përkthyera, kanë nevojë për ndihmë për udhëtimin dhe të tjera, m vende të tjera edhe mundet ta bëjnë sepse aplikojnë online. Por me Shqipërinë nuk ndodh, nuk munden të vijnë lehtësisht vetë. Sidomos nga vende të botës se tretë e kanë shumë të vështirë që të vijnë vetë.

Deri më tani sa veta kanë mbërritur në Shqipëri në këtë mënyrë, më saktë, që i keni sjellë ju në këtë mënyrë?

Masini: Deri tani kanë mbërritur mbi 100. janë shumë kompani që duan të punësojnë shumë më shumë për sa kohë që ka kërkesa të shtuara për fuqi punëtore. Për sa kohë që gjërat ecin mirë, jemi këtu për të sjellë njerëz që ti bashkohen fuqisë punëtore.

Bazuar edhe tek mbresat që kanë dhënë, kush është më i kënaqur, kompanitë që punësojnë të huaj apo ata që vijnë e punojnë për kompanitë shqiptare?

Masini: Si fillim, shumica e tyre ndihen si në shtëpi. Nuk është edhe aq e rendësishme por shumica e tyre janë religjiozë, janë praktikantë muslimane dhe e ndiejnë veten si në shtepi që mund të gjejnë xhamia afër vendqëndrimit të tyre. Përgjithësisht në Shqipëri mund të jetosh mirë për sa kohë ke një vend ku të qëndrosh dhe një rrogë.

Bazuar edhe tek eksperienca, fakti që fuqia punëtore qarkullon, vijnë nga një vend tjetër në Shqipëri, psh deri para 10 vjetesh Shqipëria nuk mund ta mendonte që do të vinin punonjës të huaj. Ne ende ikim nga Shqipëria për të gjetur një vend më të mirë mirë punë, rrogë më të lartë dhe kushte me të mira. A po ndodh kjo për shkak se është qarkullim në nivel botëror, apo kushtet ekonomike po e diktojnë këtë qarkullim.

Masini: Po, e vërteta është se kur shohin situatën dhe duan të bëjnë krahasimet, e zgjedhin Shqipërinë. Për sa i përket pagës në Shqipëri është shumë pak më mirë, por ka edhe raste që ka kompani që kërkojnë të punojnë jashtë orarit të punës, dhe për shkak se punojnë jashtë vendit të tyre janë më të gatshëm për të punuar jashtë orarit për të marrë më shumë para, dhe siç e thashë edhe më herët për ti dërguar në shtëpi. Për sa i përket qëndrimit, ky person hyn lehtësisht në sistem. Pika kryesore është që edhe pse vendasit ikin për të kërkuar kushte më të mira dhe e gjejnë, dhe ajo që po e lëviz tregun janë pagat. Disa kompani janë të gatshme të japin më shumë se sa minimumi. Idealisht, kompanitë, qytetarët dhe populli do të mund të gjejnë kushtet më të mira dhe të qëndrojnë këtu. Por si gjithmonë historia përsërit vetveten. Disa lloj punësh, vendasit nuk i bëjnë më sepse mendojnë se ato lloj punësh nuk janë për ta, dhe kjo ndodh në shumë vende, për ekonominë që të zgjerohet gjithmonë do të ketë vende pune të kësaj natyre.

Thirrjen për të marrë punëtorë nga Bangladeshi e bëri vetë kryeministri Edi Rama. Gjatë një vizite në Shkodër, Kreu i Qeverisë tha se kompanive si fasoneritë apo edhe të tjera, u leverdis më shumë të marrin një punëtor nga Bangladeshi dhe ta strehojnë atë e madje edhe t’i heqin shpenzimet për ushqimin, se sa të punësojnë shqiptarë. Ndërkohë që për këta të fundit rroga minimale është vetëm 30 mijë lekë të reja, për të punonjësit nga Bangladeshi flitet vetëm me euro. ABC

Next Post
Viti i ri shkollor/ Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë: Çertifikata e vaksinimit me detyrim ose test çdo javë, studentët mund të…

Viti i ri shkollor/ Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë: Çertifikata e vaksinimit me detyrim ose test çdo javë, studentët mund të…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

Nisin legalizimet në zonat përgjatë hekurudhës Durrës-Tiranë, Kadastra jep detajet

June 25, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

“Po bëni tradhëti!”, Bido nxjerr videon e kreut të MEGA-s greke që bën thirrje për mbështetjen e protestave

June 25, 2026
Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi para Kryeministrisë

Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi para Kryeministrisë

June 25, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Protesta nuk i bën punë PD-së edhe sikur ta udhëheqë vetë Berisha

June 25, 2026
“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

“Jo çdo zë në shesh është legjitim”, Lamallari: Në protesta ka elementë me agjenda që s’lidhen me interesin kombëtar

June 25, 2026
Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Bllokuan qarkullimin, procedohen penalisht 11 protestues

June 25, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Provokimi me 4 korrikun, Ikballja e Albinit dhe mesazhet e koduara të SHBA

June 25, 2026
“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

“Vendimi për dëbimin e Hudutit u mbështet në të dhënat e inteligjencës”, Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare

June 25, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

“Më shumë hapësira publike dhe shërbime pa pagesë për pushuesit”, Rama publikon pamje nga Ksamili

June 25, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit, përfshihen edhe 375 familje të mbetura jashtë skemës

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e rindërtimit pas tërmetit, përfshihen edhe 375 familje të mbetura jashtë skemës

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In