Gjatë periudhës janar – nëntor të vitit 2019 kanë hyrë në vendin tonë gati 6 mijë mjete me kategori mjedisore Euro 4 e lart, ose 43% mjete më të reja, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018-ës, çka sjell ulje të ndotjes së ambientit.
Të dhënat u bënë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor.
Nga 1 janari 2020 të gjitha autoveturat e përdorura që nuk përmbushin kriterin mjedisor Euro 4 janë ndaluar që të regjistrohen/targohen në Shqipëri. Afati i fundit i regjistrimit të tyre ishte data 31 dhjetor.
Ndërsa mjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kategorinë mjedisore Euro 5 dhe Euro 6. /e.s/