Situatë e rënduar nga COVID-19 paraqitet në Gjirokastër. Shënohet numër i lartë infektimesh në qytet. Pothuajse të gjitha institucionet janë prekur.
Së fundmi Drejtoria e policisë së qarkut Gjirokastër është shndërruar në vatër infektimesh. Drejtuesit e lartë të saj të prekur nga COVID-19.
Çdo ditë në DSHP ka mbi 35 referime nga mjeku i familjes ndërkohë që një numër i lartë rastesh nuk paraqiten në dyert e ambulancave duke qarkulluar të lirshëm në qytet.
Gjirokastra renditet tashmë në qytet me shifra të larta të prekurish.