• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave/ Llogaritja e çmimit të hidrokarbureve, Bordi i referohet “S & P Global Platts”, me qendër në Londër

by Java News
12/08/2022 18:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luhatjet e shumta të çmimeve të mallrave në bursat ndërkombëtare, sidomos të karburanteve, pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, dhanë efektet direkt edhe në tregun tonë të brendshëm.
Abuzimeve jo të pakta në këtë treg, si dhe kërkesës së publikut për kontroll të tij, Qeveria iu përgjigj me ngritjen e Bordit të Transparencës, ku krahas institucioneve shtetërore janë pjesë edhe përfaqësuesit e kompanive kryesore që importojnë produktet hidrokarbure.
Prej muajsh tashmë çmimi i karburanteve caktohet nga Bordi i Transparencës, i cili që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e marra lëvizjes së bursës Plats të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nëpërmjet një njoftimi, sqaron mënyrën e Vlerësimit Doganor të Hidrokarbureve.
Sipas këtij njoftimi, Legjislacioni Doganor (Kodi Doganor, Dispozitat Zbatuese te tij) si dhe specifikisht Udhëzimi i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë nr. 3 datë
23.01.2018, përcaktojnë qartë procedurat dhe metodologjnë e vlerësimit të mallrave për qëllime doganore.
“Një nga mënyrat e vlerësimit doganor të mallrave është dhe metoda bazuar në
“Dosjen e të Dhënave të Disponueshme” ku përfshihen edhe përditësimet e hidrokarbureve.
Burim për përditësimin e produkteve hidrokarbure, Drejtoria e Pergjithshme e

Doganave përdor të dhënat ditore (ditë pune) përmbyllëse, të publikuara nga një
prej agjencive ndërkombëtare më me reputacion “S & P Global Platts”, me
qendër në Londër, me të cilën kjo drejtori bashkëpunon prej 15 vitesh”, thuhet ne njoftimin zyrtar te DPD.
Doganat theksojnë faktin, se për artikujt si:
benzinë, gazoil, mazut, solar, vajgur, jet, gaz i lëngshëm (butan, propan), biodiesel shfrytëzon të dhënat përmbyllëse ditore të S&P Global Platts.
Me këto të dhëna informohen çdo ditë strukturat doganore, sqarohet ne njoftimin e DPD.
Më herët është sqaruar dhe nga Bordi, por dhe ekspertë te Shoqates se Hidrokarbureve, se Bordi i Transparencës nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ, sipas të cilit, ky Bord cakton vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Referuar kësaj, operatorët e shitjes janë të lirë të tregtojnë nën nivelin e çmimit të përcaktuar nga Bordi.
Pra, vendimet që merr Bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet në bursën Platz të mesdheut për gazoilin dhe benzinës, dhe jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.
Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto Bordi nuk merr vendim.

https://dogana.gov.al/d/172/172/0/1031/vleresimi-doganor-i-hidrokarbureve

Next Post
Konflikti familjar/ Tragjedia: 34-vjeçari qëllon për vdekje 11 persona, 11 të tjerë janë plagosur. Ekzekutohet edhe autori i sulmit

Konflikti familjar/ Tragjedia: 34-vjeçari qëllon për vdekje 11 persona, 11 të tjerë janë plagosur. Ekzekutohet edhe autori i sulmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In