• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori i “Rockefeller Brothers”: Trump, rrezik për Ballkanin

by Java News
20/10/2016 21:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptaro-amerikani Haki Abazi, drejtues i fondacionit “Rockefeller Brothers” në Nju Jork, tregon sesa e dëmshme do të ishte për Ballkanin zgjedhja e Donald Trump, në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. 

“Trump deklarohet hapur se ka simpati ndaj politikave të presidentit Putin. Nga kjo mund të ketë vetëm një përfitues, ai është elementi serb. Por, i gjithë Ballkani do të jetë në një situatë të rikthyer të konfliktit Lindje-Perëndim, që nuk ka sjellë dobi në të kaluarën e nuk do të sjellë as në të ardhmen”, tha Haki Abazi, “Rockfeller Brothers Fund”.

Zoti Abazi jep shembuj konkretë.

“Republika Serbe në Bosnje, Maqedonia dhe veriu i Kosovës mjaftojnë për një konflikt lokal rajonal”, shtoi më tej Haki Abazi.

Por është krejt e kundërta në rastin e Hillary Clintonit.

“Ka një lidhje të drejtpërdrejtë dhe emocionale për faktin se, Clinton ka qenë Zonjë e Parë gjatë ndërhyrjes si në Bosnje, edhe në Kosovë. Ka gjithashtu një analizë më të detajuar për rëndësinë gjeopolitike të Ballkanit në konfliktin Rusi-Perëndim. Dhe ana e Turqisë do të jetë një shtytje e shpejtë e përfshirjes së Balkanit në Bashkimin Europian. Duke pasur parasysh që Britania ka zvogëluar interesin në Ballkan pas ‘Brexit’-it dhe Europa është para sfidës së një rritjeje të influencës së ekstremit të djathtë si në Francë e Gjermani, që janë kundër zgjerimit të BE-së dhe kundër shpërndarjes së të mirave, për vende që mendojnë se nuk e meritojnë të jenë pjesë pa dhënë kontributin e tyre”, deklaroi Haki Abazi.

Megjithatë, drejtuesi i “Rockefeller Brothers” beson se shumica e amerikanëve nuk do të zgjedhin Trumpin.

“Një shtet që ka motorët e modelit progresiv në botë nuk do të lejojë që të vijë Trumpi, i cili ka ndërtuar platformën e tij politike mbi ide ksenofobike, islamofobike, antilatino-amerikane, duke diskriminuar gjininë femërore dhe emigrantët, që në fakt janë njerëz që bëjnë punë të rënda dhe të rëndësishme në funksionimin e shoqërisë amerikane. E shoh të pamundur, jo për faktin se Clinton është freskia më e madhe në kuptimin e mendimit progresiv, por për faktin se, sa ulët dhe sa larg është Trump me realitetin e shoqërisë amerikane”, tha Haki Abazi, “Rockfeller Brothers Fund”. TCH

ma.me

Next Post
Vasili: Kemi një vit impenjativ përpara, bisedimet për koalicionin mund të presin

LSI këmbëngul për listat e hapura, Vasili: Propozimi ynë në komision

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuar

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuar

July 20, 2026
Gara për postet kyçe në Policinë e Shtetit, zbulohen 9 kandidatët, Nallbati largohet

Gara për postet kyçe në Policinë e Shtetit, zbulohen 9 kandidatët, Nallbati largohet

July 20, 2026
“Nuk ishte kompetencë e Presidentit”, Topi flet pas dëshmisë për ‘Partizanin’: Privatizimi nuk varej nga Presidenca

“Nuk ishte kompetencë e Presidentit”, Topi flet pas dëshmisë për ‘Partizanin’: Privatizimi nuk varej nga Presidenca

July 20, 2026
Çupi: Protesta e ka mbaruar misionin e saj! Rama i gatshëm të dëgjonte shqetësimet reale të tyre

Çupi: Protesta e ka mbaruar misionin e saj! Rama i gatshëm të dëgjonte shqetësimet reale të tyre

July 20, 2026
Delfinët “pushtojnë” Gjirin e Vlorës, spektakël i rrallë për turistët në udhëtimin drejt Sazanit

Delfinët “pushtojnë” Gjirin e Vlorës, spektakël i rrallë për turistët në udhëtimin drejt Sazanit

July 20, 2026
“Me draftin tuaj, synoni të zhdukni 20 bashki”, Berisha i përgjigjet Ballës  për reformën territoriale

“Me draftin tuaj, synoni të zhdukni 20 bashki”, Berisha i përgjigjet Ballës për reformën territoriale

July 20, 2026
‘Territorialja’, Balla-opozitës: S’ka kërkesë për zgjatje afati! E keni Kuvendin si shkollë nate, ikni e vini kur të doni

‘Territorialja’, Balla-opozitës: S’ka kërkesë për zgjatje afati! E keni Kuvendin si shkollë nate, ikni e vini kur të doni

July 20, 2026
Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës , tre arrestuar në Lezhë

Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës , tre arrestuar në Lezhë

July 20, 2026
Edi Rama mbledh të premten grupin e zgjeruar të PS

Edi Rama mbledh të premten grupin e zgjeruar të PS

July 20, 2026
Rama: Shqipëria, e 21-ta në botë për zbutjen e ndryshimeve klimatike

Rama: Shqipëria, e 21-ta në botë për zbutjen e ndryshimeve klimatike

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In