• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori i urgjencës, Brataj: Të 22 mijë tifozët janë më pak të rriskuar se studentët në auditore!

by Java News
15/10/2021 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj u shpreh se objektivi kryesor i vaksinës me detyrim te studentët dhe pedagogët është mbrojtja e shëndetit të njerëzve. Ai tha se është një zinxhir faktorësh që çon në ruajtjen e jetës. “Studentët janë pjesa më e ndjeshme dhe më aktive dhe mund të influencohen nga shumë gjëra. Edhe një mësues që shkon në shkollë, ndoshta detyrohet më shumë sepse humbet punën. Objektivi kryesor është shëndeti. Unë vë në plan të parë shëndetin e njerëzve. Është një zinxhir gjërash që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit të njerëzve”, deklaroi Brataj.

Ai foli edhe për grumbullimet në stadiumin “Air Albania” pak ditë më parë, duke theksuar se masat për numrin e redukturar të tifozëve janë ende në fuqi dhe ata që nuk i zbatojnë duhet të japin llogari. Nga ana tjetër ai shtoi se grumbullimi në universitete është më i rrezikshëm për përphapjen e COVID se ai në stadium kjo për shkak të kohës së gjatë të ekspozimit.

“Në stadium ndodhi e njëjta gjë që u bë edhe në Europian dhe rezultati janë parë pas disa javësh. Masat janë në fuqi. Nuk u hoq vendimi. Le të përgjigjet kush nuk e zbaton. Unë jam ekspert. 22 mijë persona që rrinë 1 orë e gjysmë ndërsa studentët do të rrinë 9 muaj. Koha e ekspozimit më e gjatë dhe objekti i grumbullimit. Jetojmë akoma në pandemi dhe po logjikojmë sikur ka kaluar çdo gjë.

Objektivi është mbrojtja e shëndetit. Nuk ka fushë të jetës që nuk është prekur në këto dy vite. Ka pasur më shumë të dëmtuar se disa të tjerë. Nuk e vë dot peshoren që të jetë e barabartë. Universitet ndryshojnë nga gjimnazi për shkak për diferencës ligjore. Unë do e hapja mundësinë e vaksinimit edhe nën moshat 18-vjeç. Jo me detyrim por në varësi të dëshirës”, u shpreh ai.

Brataj u ndal edhe te sensibilizimi i qytetarëve për vaksinën dhe akuzat për efektet e saj anësore duke i cilësuar ato teori absurde.

“Nuk ka lindur sot me MRNA. Është nisur nga Ballkani që në vitin 1988. MNRA ka mbi 30 vjet në studim. Nuk jemi në dilemën që do na dalin njerëzit me 4 krahë. Këto janë teori absurde. Studimet treguan se anti trupat janë 6 deri në 8 muaj. Ka edhe një mbrojtje të matshme.

E vetmja mënyrë që unë ta mas është anti-trupi. Duam të heqim të gjitha masat? Duhet të arrijmë 85% të imunizimit sepse do kemi të sëmurë, humbje jetësh, shpenzime pa fund. Unë isha edhe në Turqi dhe në Itali dhe nuk e hoqa maskën. Pse ne presim të dënohemi për t’u infektuar. Pse prisni policin për t’iu vënë gjobat. Unë mendoj që jemi një shoqëri kundërshtuese në përgjegjësi. Pandëshkueshmëria e ka sjellë deri këtu këtë shoqëri. Ka studime që tregojnë që gjëja e parë është besimi te institucionet. Sa më shumë të zgjasë aq më shumë besueshmëria bie për shkak të lodhjes, politikës. Virusin dhe sëmundjen e nuk e njohin politikanët” tha mjeku. Abcnews.al

Next Post
Boomerang-u i “Ballos me Pranga” të Lulzim Bashës

PD depoziton në SPAK padinë për energjinë: Eshtë një dorë që e ka zënë prej fyti drejtësinë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In