Trupi i pajetë i Lirim Hajredinit, drejtorit të “Alsat Tv” është gjetur pranë qendrës tregtare Mavrovka mëngjesin e sotëm, raportoi “Fokus.mk”.
Për më shumë se 16 vjet, Hajredini ka shërbyer si drejtor operativ i televizionit Alsat.
Vendi i ngjarjes është siguruar nga policia, ndërsa trupi do të dorëzohet për ekspertizë mjeko-ligjore në lidhje me shkakun e vdekjes.
Hajredini ishte një menaxher me përvojë në sektorin e mediave, me ekspertizë në marketing, strategji biznesi dhe prodhim televiziv.











