• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori i Rendit thirrje prindërve: Kontrolloni çantat e fëmijëve para se t’i nisni për shkollë

by A R
08/09/2025 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka nisur sot, më 8 shtator, zyrtarisht viti i ri shkollor në të gjithë vendin. Pas pushimeve të verës që zgjatën rreth tre muaj, mijëra nxënës janë rikthyer sot në bankat e shkollës, për të vijuar rrugëtimin e tyre në arsim dhe dije. Ndërkohë edhe Policia e Shtetit ka nisur zbatimin e planit të masave për mbarëvajtjen e sigurisë në shkolla.

Drejtori i Rendit, Agron Çeli, foli sot për këto masa në një intervistë live për gazetarin Besar Bajraktaraj në Klan News.

Ai tha se gjatë ditës së sotme nuk janë konstatuar probleme, përveç trafikut të rënduar dhe vonesave në nisjen e mësimit, për shkak të dëshirës, siç u shpreh ai, të prindërve për t’i dërguar vetë fëmijët në shkollë në ditën e parë me makinat e tyre personale.

“Përshëndetje, duke uruar edhe njëherë të gjithë fëmijët dhe stafin pedagogjik për mbarëvajtjen e vitit të ri mësimor 2025-2026, mund të shprehem se ato çfarë kemi shprehur në deklaratë i kemi konkretizuar të gjitha në terren.
Në të gjitha shkollat janë vendosur shërbimet e Policisë së Shtetit, si ato me uniformë edhe ato në distancë. Deri më tani, nga raportimet që kemi nga drejtuesit e strukturave vendore, nuk ka ndonjë problematikë. Siç edhe ju keni konstatuar, shkak për disa vonesa është bërë trafiku i ngarkuar, për shkak të infrastrukturës, por edhe transportit, dëshirës që kanë prindërit për t’i çuar fëmijët në shkollë me mjet. Ka pasur një ngarkesë të madhe. Do të kërkojmë t’i çojnë në këmbë, jo me mjet, sepse ngarkohet trafiku dhe, normalisht, vijnë me vonesa edhe në shkollë,”
 tha Çeli.

Duke folur për planin e masave, Çeli u bëri thirrje si oficerëve të sigurisë, ashtu edhe prindërve dhe mësuesve që të tregohen të vëmendshëm për sendet që fëmijët marrin në shkollë me vete.

“Kryesisht do të ushtrohet kontroll sipas programit që kemi hartuar dhe nuk do të kemi probleme, por njëkohësisht oficerët e sigurisë duhet të jenë të vëmendshëm, prindërit, mësuesit, lidhur me sendet që mund të mbajnë nxënësit në mënyrë të kundërligjshme, nisur dhe nga ngjarjet e mëparshme, sepse kanë ndodhur problematika që kanë përfunduar në tragjedi.
Do t’u luteshim të gjithë prindërve, para se fëmija të niset në shkollë, më shumë mundësisht t’u kontrollojnë çantat, që fëmijët të mos mbajnë sende të paligjshme me vete.”
, tha Drejtori i Rendit.

Më tej, ai shtoi se plani i masave të Policisë nuk është vetëm për ditën e parë të shkollës, por për gjatë gjithë periudhës së vazhdimit të vitit të ri mësimor, nga data e sotme deri në përfundim të shkollës.

Next Post
Kush është ish-anëtari i Këshillit Bashkiak, që mbeti i vrarë sot në qendër të Shkodrës

Kush është ish-anëtari i Këshillit Bashkiak, që mbeti i vrarë sot në qendër të Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

Avioni luftarak F-16 rrëzon dronin rus pasi shkeli hapësirën ajrore të Rumanisë

July 25, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Administrata, e keqja më e madhe e PS”, Leka: Rama do bëjë ndryshime në Qeveri

July 25, 2026
Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

Mbi 220 mijë persona evakuohen nga zjarret shkatërruese në Francë dhe Spanjë

July 25, 2026
Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

Merrte paratë për riparime dhe tentonte të shiste makinat e klientëve, arrestohet pronari i servisit në Tiranë

July 25, 2026

Besa e kryepunëtorit

July 25, 2026
Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

Sa do zgjasë lufta? Tre planet e Donald Trump përballë dilemës iraniane

July 25, 2026
Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

Pamje nga Vranishti, Rama: Një tjetër thesar i trashëgimisë kulturore po restaurohet

July 25, 2026
Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Shpenzimet sipas qarqeve | Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

July 25, 2026
Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

Trump sulme dhe batuta në “Darkën e Korrespondentëve”: Do kandidoj sërish për president

July 25, 2026
Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

Zaho mbush 12 vjeç, Rama do ia festojë ditëlindjen në Korçë

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In