• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori i Partizanit flet për dhunën pas derbit: Më goditi nipi i Halilit

by Java News
05/05/2016 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi ka rrëfyer dhunën që është ushtruar kundrejt tij në derbin Tirana- Partizani. Zyrtari i klubit të kuq ka akuzuar se në Shqipëri problemet vijnë nga tribuna VIP dhe ata që hyjnë në stadium pa bileta. Dervishi teksa, e ka cilësuar atë që ndodhi në derbi si të turpshme ka akuzuar për goditjen nipin e presidentit të Tiranës, Refik Halili.

“Kjo gjë po të kishte ndodhur në vitin ’97 në ndonjë qytet të vogël, do ishte normale. Unë nuk kam goditur asnjë, kam qenë 40 metra larg duke folur me 2 gazetarë dhe me shefin e policisë, dhe pashë 2 nga punonjësit tanë duke u konfrontuar me disa drejtues të klubit të Tiranës për një banderol.

Shkoj atje, vjen dhe Iliri Daja, e sado i nervozuar, ndihmon të ndajë Devi Mukën dhe 2 zyrtarë të tjerë, të cilët po godisnin përfaqësuesit tanë. Gjithçka mendohej se ishte qetësuar, flas me Devi Mukën duke i thënë që gjithçka u mbyll me kaq, atë e mori policia e unë u nisa drejt dhomave të zhveshjes. Në ato momente zbresin në fushë Refik Halili me 5-6 persona të tjerë duke thënë se isha unë provokatori. Goditem pabesisht nga nipi i presidentit Halili. Kam bërë kallëzim penal, dhe kam besim se ligji do bëjë dicka”, deklaroi ai.

Dervishi ka akuzuar policinë se nuk e bëri detyrën në ndeshjen e djeshme përballë Tiranës. “Policia ka treguar se ishte inekzistente, dhe nuk e bëri punën e saj si duhej. Unë nuk e kam dëgjuar pjesën kur Riti thotë se duhet të digjem për së gjalli, mbaj mend vetëm që thoshte se isha unë provokatori, se paskam sulmuar klubin e tyre, ne jemi dhunuar nga drejtuesit e klubit të Tiranës”.

Në fund, Dervishi ka bërë kallëzim për dhunën e ushtruar ndaj tij në derbi. “Kam bërë kallëzim penal, dhe kam besim se ligji do bëjë diçka. Ne do marrim masat me ligj, dhe të gjitha pamjet filmike janë marrë nga komisioni i disiplinës. Shpresojmë që të merret një masë shembull, dhe të kuptohet çfarë është futbolli i vërtetë”përfundoi ai.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post

Shi meteoritësh nga bishti i kometës Halley, ja si ta ndiqni shfaqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In