Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) parashikon një rritje ekonomike të qëndrueshme në Shqipëri, që për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 3.3%.
Drejtori i BERZH-it në Shqipëri, Christoph Denk në një prononcim sot për ATSH-në, u shpreh optimist për pritshmëritë e rritjes ekonomike në Shqipëri dhe siç theksoi Denk, “shpresojmë që ky tregues të përmirësohet pozitivisht në të ardhmen”.
I pranishëm në workshopin “Gratë në biznes- prezantimi i produkteve financiare” që u zhvillua sot në Tiranë, nga Banka Intesa Sanpaolo Shqipëri dhe BERZH, z.Denk tha se “ky është seminari i parë për gratë në biznes që zhvillohet në kuadër të një programit që kombimuar, për financimin dhe shërbimin këshillimor për kompanitë që drejtohen nga gratë”.
Ne kemi mbi 16 muaj, theksoi Drejtori i BERZH-it në Shqipëri, që për gratë që merren me biznes, ofrojmë shërbimet e konsulencës dhe deri tani kemi bërë 17 projekte për sipërmarrjet që drejtohen nga gratë.
ndërsa jemi të kënaqur që duke fillur nga sot kemi dhe produktin financiar që i bashkangjitet këtij shërbimi i këshillor, që do të jetë në bashkëpunim me Bankën Intesa. (atsh)