• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtori i FBI dhe të dërguarit e tij vijnë këtë javë në Shqipëri”

by Java News
05/11/2017 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nesër ngrihet Task Forca Speciale, dhe se Drejtori i FBI dhe të dërguarit e tij do të vijnë këtë javë në Shqipëri.

Duke folur në komunikimin javor Rama tha se prokuroritë nuk do të jenë më kishat dhe xhamitë pa zot ku falen kriminelët.

Pjesë nga fjala e Ramës:

” Pas një beteje në të gjithë hartën e Shqipërisë. 2017 do të shënojë nxjerrjen e Shqipërisë nga harta e kultivimit të kanabisit.

Vetëm qorrat dhe shurdhët dhe politikanët e kazanit që nuk duan të dinë të vërtetën. Ka qenë një luftë e vështirë dhe komplekse ku policia është përplasur me krimin duke finalizuar shumë goditje.

Vetëm dy vitet e fundit kemi sekuestruar 80 mln euro të krimit, por nuk kanë munguar edhe kundër goditjet e krimit, që ia ka dalë të finalizojë jo pak operacioni të paligjshme duke korruptuar punonjës dhe drejtues policie.

Lufta e padëgjuar në historinë e vendeve normale që opozita bëri kundër policisë, duke derdhur një lum balte dhe shpifjesh, pavarësisht se e nxiti qeverinë të përkushtohej më shumë forcë, ishte edhe nxitje e veprimtarisë kriminale, në cdo vend që është bërë politikë me krimin.

Falë propagandës së shfrenuar të opozitës nuk nguroi ta derdhte edhe në cdo vesh, Shqipëria u anatemuar pa të drejtë, jo se problemi nuk ishte real, arsye për të anatemuar vendin duke ngritur pikëpyetje për Shqipërinë për t’u bërë pjesë e BE.

Nënvizoj se ky sukses është vetëm vula e fundit e dëshiruar e fazës së parë, e cila ka hyrë në një fazë të dytë, jetike për fatin evropian të Shqipërisë me objektiv goditjen deri në eliminim të rrjeteve kriminale që kanë përfituar nga kanabisi.

As opozita dhe kazani mediatik nuk e përmbysin dot atë që është arritur. Sot Shqipëria ka numrin më të ulët të vrasje nga 1992, besim te policia në raport me pikënisjen e këtyre viteve punë të palodhur.

Opozita e çartur dhe e papërgjegjshme. Ajo që ne kemi bërë nuk na mjafton se nuk jemi në garë me të shkuarën, kemi bërë vetëm një pjesë të punës.

Nesër qeveria do të mblidhet për të miratuar ngritjen e një Task Force Speciale në Policinë e Shtetit për operacionin më afatgjatë dhe intensiv kundër krimit të organizuar.

Një pjesë e kësaj strukture “Forca e Ligjit” do të jetë sekret dhe nuk do të ndahet me askënd, vetëm me agjencitë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Baza do të jetë me burime njerëzore vendasve dhe të huaja dhe aty do të jemi për të parë se kush e lufton dhe kush e mbron krimin. Ky është një objektiv i shpallur që të nesërmen e zgjedhjeve dhe realizimi do të jetë një fitore e rëndësishme e mandatit të ri.

Mandati i ri që sapo ka nisur duhet të mbyllet me disa suksese për Shqipërinë që duam, ndër të cilët do të jetë mbyllja e epokës së pandëshkueshmëri, pa patllake, por edhe me kollare.

Nisja e Vettingut më mbush me shpresë se prokuroritë nuk do të jenë më kishat dhe xhamitë pa zot ku falen kriminelët. Djathtas apo majtas kudo qofshin. Më mbush me optimizëm edhe përfshirja e agjentëve të FBI.

Drejtori i FBI dhe të dërguarit e tij vijnë këtë javë në Shqipëri. Ambasadorin Lu nuk jamë gjithmonë dakord cfarë thotë, por cfarë bën për Shqipërinë, po ashtu edhe qeverisë italiane dhe gjermane, që kanë sjellë të ekspertët e tyre për operacionin ‘Forca e Ligjit’.

Do të na bashkohen edhe agjentë të tjerë të FBI kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik, që do të japin eksperiencën e tyre në Shqipëri. Do të luftojmë me krimin e organizuar dhe krimin ekonomik”.

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi ditor, e hënë 6 nëntor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Sot sfidojmë regjimin!”, Noka thirrje qytetarëve para protestës: S’ka fuqi më të madhe se një popull i bashkuar

“Sot sfidojmë regjimin!”, Noka thirrje qytetarëve para protestës: S’ka fuqi më të madhe se një popull i bashkuar

March 22, 2026
Trump: Irani ka mbaruar! Tani armiku më i madh i SHBA-së është Partia Demokratike

Trump: Irani ka mbaruar! Tani armiku më i madh i SHBA-së është Partia Demokratike

March 22, 2026
Fluks i lartë lëvizje në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë

Fluks i lartë lëvizje në kufirin Shqipëri–Kosovë, fundjava sjell trafik të shtuar në Morinë

March 22, 2026
E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, procedohen dy administratorët e biznesit në Durrës

E reja nga Kosova u gjet e pajetë në një hotel, procedohen dy administratorët e biznesit në Durrës

March 22, 2026
Nga urimi për Sulltan Novruzin te thirrja për protestë, Berisha: Sot dita për të rrëzuar regjimin!

Nga urimi për Sulltan Novruzin te thirrja për protestë, Berisha: Sot dita për të rrëzuar regjimin!

March 22, 2026
Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

March 22, 2026
Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

March 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 mars 2026

March 22, 2026
Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

March 22, 2026
KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In