• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Drejtoresha Shopi: “Kryeministri bëri realitet një premtim të dhënë”

by Java News
06/03/2021 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

 

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Elbasan, bazuar në legjislacionin në fuqi  po mundëson përfitimin nga Skema e Ndihmën Ekonomike dhe përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar për individët dhe familjet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike, zhvillimin e aftësive e të mundësive personale, ruajtjen e integritetit dhe përfshirjen shoqërore për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore. Duke folur për “JawaNews.al” drejtoresha Neproja Shopi tha se “kryeministri Rama ka mbajtur një premtim të dhënë, pasi prej Janarit 20021 në Elbasan, është dyfishuar ndihma  ekonomike. Përfituesit e ndihmës ekonomike janë familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme, masa e ndihmës ekonomike, në muaj, për familjet në nevojë përcaktohet sipas strukturës së familjes (nga vetë sistemi),1800 lekë kryefamiljari, 1260 lekë çdo anetar mbi 18 vjeç, 900 lekë çdo anëtar nën 18 vjeç, 1280 lekë në muaj kompensim për enërgjinë elektrike (sipas kritereve ligjore),nga 300 lekë për çdo fëmijë që ndjek arsimin e bazë (pagesa merret për çdo muaj që ndjek shkollën, ndërsa dy herë në vit dorëzohet vërtetimi. Jetimët, të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore, masa e ndihmës ekonomike për çdo jetim është 3 000 (tre mijë) lekë në muaj”.

 

Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë, masa e ndihmës ekonomike është, trinjakë 3 000 (tre mijë) lekë, për çdo fëmijë, katërnjakë 4 000 (katër mijë) lekë, për çdo fëmijë, pesënjakë 5 000 (pesë mijë) lekë, për çdo fëmijë. Duke specifikuar rritjen e ndihmës ekonomike zonja Shopi u shpreh se “viktimat e trafikimit janë gjithashtu pjesë e ndihmës ekonomike, ku  për çdo viktimë trafikimi vlera është 3 000 (tre mijë) lekë në muaj, për kohën pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre.Viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, masa e ndihmës ekonomike për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare, është 3 000 (tre mijë) lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës.Përfitojnë gjithashtu në masën 9000 lekë në muaj fëmijët e vendosur në familje kujdestare, (nëse janë me AK përfitojnë 10000 lekë në muaj).

Secili përfiton shtesë 25000 lekë në vit për shpenzimet e tjera dhe të shkollës.Përfitues të pagesës për aftësinë e kufizuar janë, personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të cilët deklarohen me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë se janë bërë të tillë, pavarësisht nga shkaku dhe mosha.Personat me aftësi të kufizuar, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, si dhe personat e paaftë për punë, sipas Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, të cilët nuk plotësojnë kushtet ligjore për përfitim të pensionit të invaliditetit të punës sipasligjit të sigurimeve shoqërore në Republikën e Shqipërisë. Personat me aftësi të kufizuar, të deklaruar të tillë me vendim të Komisionit Shumëdisiplinor të Vlerësimit të Aftësisë së Kufizuar. Personat, të cilët janë deklaruar invalidë pune me vendim të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, që përfitojnë pension invaliditeti dhe shtesë mujore mbi të, sipas Statusit të Invalidit të Punës. Në nivel Qarku, për muajin janar 2021 ka 16354 familje përfituese nga ndihma ekonomike, me një fond prej 89739320 lekë.DR SHSSH Elbasan falë bashkëpunimit të vazhduar me Fondacione, shoqata dhe OJF që operojnë në fushën sociale, Individë të predispozuar për të ndihmuar kategoritë në nevojë si dhe biznese, kemi ndihmuar me paketa ushqimore/çadër për strehim/ televizor /batanije/ ngrohëse/ veshje/ dhurata për fëmijët, familje në nevojë ekstreme përfituese në shtatë Bashkitë e Qarkut Elbasan.

 

Për personat para/tetraplegjik ndërmjetësojmë për t`u pajisur me karrige me rrota, falë bashkëpumit me Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (ADRF) dhe të tjerë donatorë.Janë asistuar nga ana e drejtorisë sonë, individë në nevojë si, fëmijë, persona me aftësi të kufizuara, të moshuar, familje në Ndihmë Ekonomike, familje me anëtarë PAK, familje në nevojë ekstreme.Individë në nevojë të vendosur në Institucione të Përkujdesit Shoqëror. Kemi mundësuar 250 maska anti Covid, të personalizuara me logon e policisë për stafin policor të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan.Për rastet e referuara mediatikisht janë mundësuar ndihma dhe asistencë për orientim për të përfituar nga skemat tona të mbrojtjes sociale. Janë asistuar në vazhdimësi me paketa ushqimore familje në nevojë me problematika social ekonomike në Qarkun Elbasan, si me çadra për strehim të përkohshëm, ndihma financiare si dhe paketa ushqimore për familje që kanë problem me banesën”.

 

Next Post
“7 marsin ta kthejmë në vizitë të detyrueshme”/ Apeli i Ramës në Itali: Duam të krijojmë një muze të vogël,

“7 marsin ta kthejmë në vizitë të detyrueshme”/ Apeli i Ramës në Itali: Duam të krijojmë një muze të vogël,

Comments 2

  1. Anila says:
    5 years ago

    Nepjona Shopi, simboli njeriut qe drejton dhe punon me ndershmeri

    Meriton nderim respekt

    Reply
    • Ida says:
      5 years ago

      Ca merite?? Se dhuron top edhe kukull per femijet?? Drejtoresh kopshti.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Viti i RI/ Kosova e nis me shumë sfida por edhe pa qeveri!

Ekspertët: Kriza politike në Kosovë po dëmton reformat

June 20, 2026
Takimi në Zvicër/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Takimi në Zvicër/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

June 20, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

June 20, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

June 20, 2026
Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

June 20, 2026
Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

June 20, 2026
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

‘Shpërthen’ Frrok Çupi: Lëvizja e ‘Neomalësores’, tradhti kombëtare dhe përdorim i postit zyrtar

June 20, 2026
Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

June 20, 2026
Rama ndalon Ballën të flasë për Koçekun? Zbardhet çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit të PS

Rama ndalon Ballën të flasë për Koçekun? Zbardhet çfarë u diskutua në mbledhjen e grupit të PS

June 20, 2026
Gjendet i pajetë 42-vjeçari në portin e Durrësit, dyshimet e para

Vitin tjetër shërbim doganor dixhital, Beja: Lehtësi për bizneset dhe institucionet shtetërore

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In