• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtoresha e ISHP: 11 raste me fruth në Shqipëri. Të infektuarit, të moshës 1-13 vjeç! Si janë shpërndarë rastet

by Java News
24/01/2024 16:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

11 raste me fruth janë konfirmuar nga ISHP në Shqipëri. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, shprehet se fëmijët e infektuar janë nga Tirana, Kruja dhe Durrësi.

“10 raste të konfirmuara me fruth janë Durrës, Krujë dhe Tiranë. Ndërkohë një rast është i konfirmuar në laboratorët jo publik më Tiranë.  Ky është një konfirmim që ka zgjatur për disa ditë. Kjo situatë prej disa ditësh është duke u hetuar nga shërbimi epidemiologjik i Tiranës dhe Durrësit”, tha Tomini.

Që në identifikimin e rasteve të para ka nisur hetimi epidemiologjik.

“Sigurisht që situata po monitorohet dhe hetimi epidemiologjik ka nisur që në momentin e identifikimit të 3 rasteve të para, pastaj të kontakteve dhe kontakte të kontakteve. Siç e dini, fruthi është një sëmundje me transmetueshmëri të lartë dhe sidomos për subjekte të cilët nuk janë të vaksinuar. Duhet theksuar se nëse nuk jemi të vaksinuar jemi të predispozuar për të pasur një klinikë dhe hera herës më agresive apo më të rënduar krahasuar me fëmijët apo grupmoshën pediatrike të cilët janë vaksinuar, por kliniksht shfaqin simptoma më të lehta se personat e pa vaksinuar. Aktualisht nga rastet e konfirmuara asnjë rast nuk kemi të hospitalizuar, në të dyja spitalet. Qoftë në Durrës, qoftë në QSUT. Duhet theksuar se personat apo individët apo mosha pediatrike që ka qenë e pa vaksinuar ka pasur një klinikë të ngjashme me infeksionet respiratore, por sigurisht mjekët klinikisht me syrin kritik kanë bërë diagnozën diferenciale”.

6 prej rasteve kanë lidhje familjare me njëri tjetrin.

“6 raste kanë pasur lidhje familjare me tjetrin dhe ndërkohë si rrjedhoje e kontaktit midis familjeve sigurisht qe kanë kryer transmetim. Duhet theksoj se pjesa më e madhe prej tyre janë të pa vaksinuar. Duhet theksuar fakti tjetër se 3 rastet e para dhe 3 rastet e thera kanë qenë të hospitalizuar në spitalin e Durrësit”.

Grupmoshat e fëmijëve të prekur Tomini thotë se “janë nga 1 deri në 13 vjeç”.

“Ne kemi reflektuar se kemi një rënie të mbulesës së vaksinimit me vaksinën e fruthit. Kemi nivel 86-87% të vaksinuar me dozë të pare dhe këtë e kemi reflektuar prej më shumë se sa një viti. Pra që kemi rënie të mbulesës vaksinale. Kjo është reflektuar që pas pandemisë. Që nuk besojnë tek procesi i vaksinimit të fruthit. Gjemë mundësinë për të promovuar vaksinimin në kohë të fëmijëve të vegjël apo moshës pediatrike. Duhet të theksojmë se në dozë të dytë jemi në nivelin 93-94%. Përqindja mbetëse mbetet përqindja e popullatës që janë të pa vaksinuar. Duhet theksuar që prindërit e rinj, e shtyjnë në kohë vaksinimin ndaj fruthit. Nuk e kryejnë në moshën 12 muajshe. Në moshën 5 vjeç që bëhet rivaksinimi për fruth, sigurisht që kemi një mbulesë më të lartë. Duhet theksojmë se rekomandimet e strukturave shqndetësore, janë që duhet bërë vaksina e parë 12 muajshe dhe doza e dytë 5 vjeç”.

Drejtoresha e ISHP apeloi që të vaksinohen kundër fruthit

“Reflektimi nga 0-5 vjeç shkon 13 mijë në të gjithë vendin. Sigurisht që ka një hezitim të bërjes së vaksinës. Nga shkencore asnjë evidencë, nuk vërteton faktin që vaksina e fruthit jep autizëm. Një vaksinë e kombinuar që të mbron nga 3 sëmundje, e privon fëmijën edhe kundrejt Rubolës dhe kundrejt shytave. Absolutisht ne kemi një përqindje të lartë të vaksinimit të fruthit dhe ndërkohë, nuk quhet epidemi sepse edhe në vitet e mëhershme kemi pasur raste sporadike të fruthit. Duhet të theksojmë se nëse jemi të pa vaksinuar, risku është shumë i lartë.  Sigurisht mos të spostojmë kryerjen e vaksinës”./m.j

Next Post
Detaje/ Plagosja e rëndë me frezë e 5 vjeçarit në Vlorë: I ati nuk e pa kur i mituri iu afrua pajisjes! Fëmija me plagë…!

Detaje/ Plagosja e rëndë me frezë e 5 vjeçarit në Vlorë: I ati nuk e pa kur i mituri iu afrua pajisjes! Fëmija me plagë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In