Një gjykatë franceze ka shpallur fajtorë dy shqiptarë pasi akuzohen se janë kokat e një rrjeti prostitucioni në rrugët e Bodeaux.
Gjykata e këtij qyteti shpalli fajtorë shqiptarët Tom Çapja dhe bashkëpunëtoren e tij Jonida Sefa, pasi përgjatë viteve 2013 dhe 2016 kontrollonin një rrjet prostitucioni e përbërë kryesisht nga vajza shqiptare.
Dy shqiptarët konsiderohen kokat e grupit dhe policia ra në gjurmët e tyre në qershor 2016 pas të paktën 3 denoncimeve nga 3 vajza që shfrytëzoheshin për prostitucion në rrugët e qytetit francez, njoftojnë mediat vendase./a.ç
