Drejtoi sulmet e 11 shtatorit/ SHBA ‘heqin qafe’ liderin e Al-Kaedës, ish-krahu i djathtë i Bin Ladenit

 Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron në Afganistan, ka konfirmuar presidenti Joe Biden. Ai u vra në një operacion kundër terrorizmit të kryer nga CIA në kryeqytetin afgan, Kabul.

Zawahiri mori drejtimin e Al-Kaedës pas vdekjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011. Ai dhe Bin Laden komplotuan së bashku sulmet e 11 shtatorit dhe ai ishte një nga “terroristët më të kërkuar” të SHBA-së. Zyrtarët thanë se Zawahiri ishte në ballkonin e një shtëpie të sigurt kur droni qëlloi dy raketa drejt tij. Anëtarët e tjerë të familjes ishin të pranishëm, por ata ishin të padëmtuar dhe vetëm Zawahiri u vra në sulm.

Ayman al-Zawahiri ishte truri ideologjik i Al-Kaedës. Ai ishte mjek egjiptian i cili u burgos në vitet 1980 për përfshirje në islamin militant. U largua nga vendi pas lirimit të tij dhe u përfshi në lëvizje të dhunshme xhihadiste ndërkombëtare.

Përfundimisht ai u vendos në Afganistan dhe bashkoi forcat me një saudit të pasur, Osama Bin Laden. Së bashku ata i shpallën luftë SHBA-së dhe organizuan sulmet e 11 shtatorit 2001. U desh një dekadë që Bin Laden të gjurmohej dhe të vritej nga SHBA. Pas kësaj, Zawahiri mori drejtimin e Al-Kaedës, por ai u bë një figurë e largët dhe margjinale, duke lëshuar vetëm mesazhe herë pas here.

Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur vdekjen e tij si një fitore, veçanërisht pas tërheqjes kaotike nga Afganistani vitin e kaluar, por Zawahiri pati një ndikim relativisht të vogël pasi grupet dhe lëvizjet e reja si Shteti Islamik janë bërë gjithnjë e më me ndikim. Një lider i ri i Al-Kaedës pa dyshim do të shfaqet, por ai ka të ngjarë të ketë edhe më pak ndikim se paraardhësi i tij, shkruan BBC.

g.kosovari

Next Post

Comments 1

  1. Lili says:

    Sa herë është vrarë ky që nga viti 2001??

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.