• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Drejtësia për 2021/ Parlamenti i jep 19 detyra urgjente KLP-KLGJ, mbrojtje për prokurorët që sulmohen, plotësimi i SPAK!

by Java News
26/06/2021 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i kërkon Këshillit të Lartë të Prokurorisë të dalë me deklarata publike në mbrojtje të prokurorëve që vihen në shënjestër të sulmeve për shkak të punës hetimore. Për KLG-në kërkohet të gjejë konsensusin e me Ministrinë e Dreqësisë për riorganizimin e gjykatave.

Parlamenti ka vlerësuar veprimtarinë e dy qeverive të drejtësisë shqiptare, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2020, ndërsa ka u ka lënë 19 detyra urgjente për vitin 2021. Përmes dy rezolutave të miratuara, Kuvendi kërkon nga KLP dhe KLGJ pikësëpari plotësimin e vendeve vakante në SPAK dhe Gjykatën e Lartë, një kërkesë kjo e artikuluar herë pas herë edhe nga përfaqësuesit e SHBA-BE në Shqipëri. Ndërkaq, KLGJ duhet të formalizojë edhe një propozim të përbashkët me Ministrinë për riorganizimin e gjykatave të rretheve. Kujtojmë që KLGJ kërkon shkrirjen e gjykatave të apelit në rang vendi dhe krijimi i saj në vetëm 1 gjykatë me seli në Tiranë. Por, ky propozim kundërshtohet nga Ministria e Drejtësisë.

Ndërkaq, Parlamenti kërkon nga KLP-ja që të dalë me deklarata publike në mbrojtje të prokurorëve të veçantë, të cilët vihen në shënjestër të sulmeve për shkak të punës së tyre, konkretisht për shkak të çështjeve që hetojnë. Me sa duket, ligjvënësit parashikojnë intensifikim të sulmeve ndaj prokurorëve, sidomos atyre të SPAK, për shkak të dosjeve të ‘nxehta’ që kanë në duar. Muaj e fundit janë intensifikuar sulmet ndaj SPAK për shkak të rihapjes së dosjeve të bujshme të krimit dhe korrupsionit.

Por, nga ana tjetër, Kuvendi kërkon nga KLP dhe KLGJ që të miratojnë rregulla të përbashkëta për bashkimin e dosjeve të procedimit disiplinorë për gjyqtarë dhe prokurorë që janë përfshirë në të njëjtat praktika abuzuese. Bëhet fjalë për magjistratët e quajtur ndryshe nga kryeministri Edi Rama “KÇK”, të cilët po shfrytëzojnë periudhën deri në përballje me Vetingun, duke u përfshirë në praktika korruptive. Në këtë kuadër, Parlamenti kërkon nga dy qeveritë e drejtësisë edhe forcimin e bashkëpunimit me Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, me qëllim shqyrtimin në afate së më të shpejta të kërkesave të Inspektorit, për pezullimin apo shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve abuzues.

Detyrat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

1. Vijimin e procedurave për përzgjedhjen e prokurorëve të tjerë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të bërë të mundur plotësimin e vendeve të lira në këtë institucion në zbatim të vendimit të Kuvendit nr. 6, datë 28.1.2021.

2. Në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, të miratohen rregullat e përbashkëta për bashkimin e procedimeve në rastin kur një gjyqtar dhe një prokuror janë përfshirë në të njëjtën shkelje.

3. Forcimin e marrëdhënieve institucionale me Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, me qëllim trajtimin në afate të arsyeshme të procedimeve disiplinore për prokurorët.

4. Përfundimin dhe miratimin e raporteve për verifikimin e pasurisë dhe figurës së kancelarëve në detyrë në prokuroritë pranë gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm.

5. Hartimin, miratimin dhe zbatimin e rregullave më të detajuara për formimin fillestar dhe atë vazhdues për nëpunësit e tjerë civilë të prokurorisë.

6. Hartimin dhe miratimin në një afat sa më të shkurtër të rregullores për vlerësimin e punës së prokurorëve.

7. Hartimin, miratimin dhe zbatimin e rregullores për pensionin e parakohshëm të prokurorëve në mbështetje të pikës 4 të nenit 27 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” .

8. Hartimin, miratimin dhe zbatimin e Rregullave (Kodit) për Etikën të prokurorëve.

9. Përgatitjen dhe miratimin e programit të përvitshëm për vlerësimin e veprimtarisë etike dhe profesionale të prokurorëve.

10. Angazhimin në dhënien e deklaratave publike në mbrojtje të prokurorëve të veçantë kur gjykohet se e drejta e tyre njerëzore rrezikohet të shkelet për shkak të kryerjes së detyrës ose kur kryerja e funksioneve të tyre ligjore po rrezikohet ose mund të rrezikohet si rezultat i veprimeve ose qëndrimeve të çdo subjekti publik ose privat.

11. Vijimin e dhënies së opinioneve dhe vlerësimeve për përmirësimet ligjore në përputhje me përcaktimet e nenit 187 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

Detyra për Këshillin e Lartë Gjyqësor

1. Të përmbyllë në një kohë sa më të shkurtër procesin e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, me qëllim vënien në funksionalitet të plotë të saj.

2. Të plotësojë vendet vakante në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Të formalizojë propozimin e përbashkët me Ministrinë e Drejtësisë për riorganizimin e rretheve gjyqësore dhe kompetencave tokësore të gjykatave, si dhe përmbylljen e paketës së plotë me akte nënligjore normative dhe rregullatore sipas përcaktimeve ligjore.

4. Të angazhohet në rritjen profesionale të gjyqtarëve dhe administratës së gjykatës nëpërmjet mundësive të vazhdueshme për zhvillimin profesional duke bashkëpunuar ngushtësisht me Shkollën e Magjistraturës dhe ASPA-n përkatësisht.

5. Të përshpejtojë ritmet e punës në vlerësimin vjetor të performancë së gjyqtarëve dhe personelit të administratës së gjykatës.

6. Të vijojë bashkëpunimin me organet e rivlerësimit kalimtar për përshpejtimin e përmbylljes së këtij procesi.

7. Të përmbyllë procesin e vlerësimit etik-profesional të gjyqtarëve, në përputhje me skemën e vlerësimit të gjyqtarëve.

8. Të angazhohet në propozime konkrete për përmirësime ligjore bazuar në përvojën e fituar dhe problematikat e dala përgjatë veprimtarisë së institucionit.

Shqiptarja.com

Next Post
Aksident i rëndë në Peqin/ Humb jetën një punonjës policie, katër të plagosur

Kërcënimi i shqiptarëve me 500 mijë Euro ndaj çiftit italian, përfundon me 3 të pandehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In